Miratimi i gjuhës shqipe, Bushati: Gur
themeli për të ardhmen e Maqedonisë

Miratimi i gjuhës shqipe, Bushati: Gur<br />themeli për të ardhmen e Maqedonisë<br>
Ministri i Jashtëm Bushati ka reaguar duke përshëndetur miratimin e gjuhës shqipe nga parlamenti maqedonas.  Ai e konsideron si një arritje të rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese dhe hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të Maqedonisë.

Me 69 vota pro dhe asnjë kundër, pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, sot Kuvendi i Maqedonisë miratoi propozimin për shpalljen e gjuhës shqipe gjuhë zyrtare në të gjithë vendin.

Statusi i Bushatit
GJUHA SHQIPE NË MAQEDONI!
Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni është një arritje e rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese dhe hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të Maqedonisë.

Miratimi i ligjit garanton një akses më të mirë e më të drejtë në shërbime dhe një përfshirje të shqiptarëve në mirëqeverisje, politikat zhvillimore dhe ndërtimin e një shoqërie të hapur, pa mure ndarëse, e të bazuar në vlerat europiane.

Miratimi i ligjit është një investim me rëndësi të veçantë për forcimin e demokracisë, respektit dhe mirëkuptimit ndëretnik. Në të njëjtën kohë, ky akt është një gur themeli për një të ardhme më të mirë e më të sigurtë euroatlantike të fqinjit tonë, për çka shqiptarët në Maqedoni kanë qenë dhe janë mbështetës të palëkundur.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Operacion në disa qytete më urdhër të SPAK, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste

Operacion në disa qytete më urdhër të SPAK, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste