Miratimi i Kodit Zgjedhor/ SHBA: Propozimi i ri shtesë jo shkelje e 5 qershorit ! Për të ardhur keq që shumica s'respektoi përkushtimin e saj për të gjetur dakordësi në Këshillin Politik

Pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor me 97 vota pro, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga ambasada e SHBA në Tiranë, e cila shkruan se votimi i këtyre ndryshimeve ishte brenda kompetencave të parlamentit, dhe se propozimi i ri i PS ishte shtesë dhe jo shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit.

Ndërkaq ambasada shton se është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj, për të kërkuar konsensus të përbashkët në Këshillin Politik.

"Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë udhëheqësit e Shqipërisë – brenda dhe jashtë parlamentit – për t’u angazhuar me njëri tjetrin në mënyrë transparente dhe përfshirëse për çështje me rëndësi kombëtare. Ky lloj angazhimi pozitiv prodhoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Nga ajo kohë, kemi bërë të qartë që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe se çfarëdo masash shtesë duhen shqyrtuar dhe miratuar në mënyrë të ngjashme transparente dhe përfshirëse në Këshillin Politik.

Sot, partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit, është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik. Shqipëria është anëtare e NATO-s, aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe Kryesuese e radhës e OSBE-së. Është detyrë e udhëheqësve të Shqipërisë – duke filluar por jo vetëm ata në pushtet – për të kërkuar nga vetja një standard më të lartë dhe për të siguruar lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë pritshmëri e kemi ashtu si populli shqiptar", shkruan ambasada e  SHBA

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 06/10/2020 09:57

    Ju jeni loqe te gjithe! Te jesh proamerikan nuk do te thote te degjosh broçkullat e kesaj qe sdi nga e kane gjet! Kjo zonja qe thote se shtesat nuk jane ndryshime, nuk e di qe per nje shtese kati ne shqiperi ka mijera pallate me leje qe nuk jane legalizuar! Sigurisht qe shtesa eshte ndryshim moj zonje, eshte njesoj sikur ne balle te te shtojne dy bole, sigurisht qe do ndryshosh, sepse do ngjash si K*re!

    Përgjigju
  • Doneta: 06/10/2020 09:50

    E nderuar znj.ambasadore kjo pritje e gjate 30 vjecare per kompromise me nje bande PD-LSI qe vetem kundershtojne e cirren ne menyren me te shemtuar duhet te marre fund,nje bravo per Z.Edi Rama dhe nje mbeshtetje e forte qe ti shpartalloje keta bastarde te bandes PD-LSI.

    Përgjigju
  • Sandri: 06/10/2020 05:57

    Komedia e radhes dhe me nje lolo per tretje.

    Përgjigju
  • sadushja: 05/10/2020 23:15

    bravo zonj ....po kemi 30 vjet qe pyesim sali qenin dhe qent e tjer qe nuk e duan shqiperin,,,,filmi mbaroj ...ska me terci verci....tani me radh vjen burgu....nuk kemi par asgje akoma....duroni dhe pak o te uruar dhe do shikoni shum ......

    Përgjigju
  • Loran shehu: 05/10/2020 23:12

    Dillun komunistat te shajn prap Ameriken ahahhaha publikoni komentet

    Përgjigju
  • Qobani: 05/10/2020 23:02

    Evlad a po bindeni npraktik,vetëm Drejtsia i qetson shpirtat në planetin tonë,çdo krijes i ka ndjnjat e veta shpirtnore,kur rritet urrejtja rriten edhe fatkeqsit Natyrore,kurgja spo ndodh rastsisht,të punojm së bashku për Drejtsi me i qetsu shpirtat,ishalla srriten rrymat si njupiter

    Përgjigju
  • ashtu-ashtu: 05/10/2020 22:00

    po amerika eshte bere gazi i botes me ato qe po ndodhin aty tashti, kjo flet si e jema e zeqos .... po cirku ehste ne 3 nentor e me pas ....

    Përgjigju
  • Populli: 05/10/2020 20:59

    Duhet shkulur grami me rrenje z. ambassadore.. kete vend e ka zene e keqja me kohe

    Përgjigju
  • Spektakel: 05/10/2020 19:36

    Cirku ne fshat, estrada e lushnjes, ehuuuu mund ti vesh 1000 epitete. Kjo pra eshte shqiperia dhe amasadoria e ketij vendi te shkermoqur. Prisni popull prisni, se po vjen SPAKI ME BKHnë, ahahahahahahahahha

    Përgjigju
  • keshtu: 05/10/2020 19:27

    Keshtu eshte te tregon kufirin dhe rrugezgjidhjet, kush ka mend e kupton

    Përgjigju
  • O tej: 05/10/2020 17:54

    Edhe keshtu edhe ashtu.,. Kjo eshte Ameriq*a

    Përgjigju
    • Tirona: 05/10/2020 19:04

      Kjo eshte Amerika, qe ti O Tej nuk te pelqen. Amerika O tej ti fut komet ne nje kpuce dhe luje bishtin po deshe.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja