Shefja e delegacionit të BE dhe Komisioneri për zgjerim Hahn përmes një deklaratë të përbashkët kanë përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi.

Dy zyrtarët e lartë të BE kanë bërë thirrjë që zbatimi i reformës në drejtësi të nisë menjëherë

"Parlamenti shqiptar miratoi unanimisht reformën në drejtësi. Përgëzojmë lidershipin që treguan maturi e përgjegjësi. 
 Miratimi i reformës është një vendim historik, prandaj është e rëndësishme që zbatimi i saj të nisë menjëherë
", thuhet në deklaratën e përbashkët
të Komisionerit Hahn dhe Shefes së BE, Mogherini. 

Pas 18 muajsh negociata dhe diskutime, parlamenti miratoi mbrëmë unanimisht reformën në drejtësi.

Redaksia Online
(Al.Ç/Shqiptarja.com)