Miratimi i Rezolutës në mbledhjen e komitetit PE-Shqipëri, Tabaku: Integrohemi në BE nëse tregojmë kush janë shqetësimet e vërteta

Miratimi i Rezolutës në mbledhjen e komitetit PE-Shqipëri, Tabaku: Integrohemi në BE nëse tregojmë kush janë shqetësimet e vërteta

Jorida Tabaku

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar për rezolutën që u miratua një ditë më parë në Bruksel gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin. Në një postim në rrjete sociale thotë se në rezolutë përfshihen propozimet e PD dhe një sërë shqetësimesh për vendin duke nisur nga zgjedhjet, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsioni.

“Me propozimet e PD, u miratua një rezolutë ku në rend të ditës ishin shqetësimi për zgjedhjet eleminimi i çdo ndikimi të pushtetit në zgjedhje duke nisur nga abuzimi me të dhënat personale dhe deri tek ndikimi i parave publike dhe fondeve publike për procesin zgjedhor

-Shqetësim kryesor është korrupsioni dhe rënia e indeksit të Transparency International.

-Lufta ndaj krimit të organizuar.

-Eleminimi i ndikimit mbi organet e reja të drejtësisë.

-Media dhe azilkërkuesit që sot janë në rendin e ditës në Shqipërinë ku jetojmë dhe ku diskutohen u sollën dhe në Bruksel prej PD.

“Nuk ka asnjë rrugë tjetër për të ndërtuar Shqipërinë përpos se procesit të Integrimit Europian. Për ta shfrytëzuar gjithë potencialin që ky proces ka dhe për të bashkëpunuar dhe bashkëbiseduar edhe me kolegët tanë në Parlament Europian se kush është Shqipëria me të vërtetë”- tha Tabaku.

Në rezolutën e miratuar janë përfshirë edhe me ndryshime të vogla, amendamentet e Partisë Demokratike, ku deputetët opozitarë kërkonin mbrojtjen e të dhënave personale si dhe rritjen e sigurisë kibernetike për të shmangur sulmet nga shtetet armiqësore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot