Shqipëria, vendi i parë në Evropën juglindore që miraton rregulloren për sigurinë kibernetike në energji, SHBA: Shembull që duhet ndjekur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përgëzuar Entin Rregullator të Energjisë për miratimin e rregullores së parë të Shqipërisë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë. Ambasada shkruan se Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropën Juglindore që miraton këtë rregullore të re, e cila është hartuar me mbështetjen e USAID dhe ekspertëve të energjisë nga shtetit i Connecticut. SHBA shprehet se ky është një model që duhet të ndjekin vendet e tjera të rajoni dhe botës.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përgëzon Enti Rregullator i Energjisë për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë. Kjo rregullore e re, e hartuar me mbështetjen e USAID/Albania, Shoqatës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Komisionerëve Rregullatorë të Shërbimeve, ekspertëve të energjisë nga shtetit i Connecticut dhe Agjencisë për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë, është e para e këtij lloji në Evropën Juglindore dhe do të shërbejë si model për vendet e tjera në rajon dhe në botë. Ndërsa sulmet kibernetike në rrjetet e energjisë elektrike në të gjithë rajonin kanë përparuar në frekuencën dhe sofistikimin e tyre, siguria kibernetike e energjisë është bërë jetike për pavarësinë e çdo kombi", shkruan Ambasada Amerikanë në Facebook.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë