Miratohen 5,191 shtesë paga lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna të transportit rrugor për qershorin

Miratohen 5,191 shtesë paga lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna të transportit rrugor për qershorin

Foto ilustruese

TIRANË- Qeveria ka miratuar 5,191 paga shtesë për punonjësit  e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, nisur nga fakti që ky sektor ka qenë më i prekuri nga COVID-i. Lajmi është dhënë nga vetë kryeministri Edi Rama.

"Solidaritet për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor

Qeveria shqiptare miraton: +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

 Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR! Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)", shkruan Rama.

Ky vendim vjen pas protestave të njëpasnjëshme që kanë bërë fatorinot dhe shoferët, ku kërkonin që të merrnin dhe një pagë tjetër, përveç 40 mijë lekëshit pasi ajo nuk u mjaftonte. Transporti publik ka qenë një nga aktivitet e fundit që u rihapën pas mbylljes totale me qëllim parandalimin e COVID-19.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja