TIRANË -Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mori sot në shqyrtim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9587, dt. 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar”. Qëllimi i këtij projektligji është të sigurojë ngritjen e rrjetit për ruajtjen e habitateve natyrore dhe florës e faunës së egër në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në projektligj përcaktohen masat për mbajtjen ose rivendosjen në një status të favorshëm ruajtjeje të habitateve natyrore dhe llojeve të faunës së egër të Shqipërisë dhe me interes për Komunitetin Evropian.
Pas diskutimeve në parim dhe nen për nen, komisioni e miratoi edhe në tërësi projektligjin në fjalë dhe u shpreh dakord për kalimin e tij në seancë plenare.
Marrë nga "ATSH"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com