Ndryshimet në ligjin për noterinë u prezantuan në Komisionin e Ligjeve nga Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, sipas të cilit zbatimi i këtij ligji shmang radhët e gjata dhe korrupsionit.

“Qëllimi kryesor dhe shqetësimi im kur në këtë reformë ishte se qytetarët nuk duhet të shkojnë më të rrinë në sportelet e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Kjo do të shmangë tërësisht informalitetin.

Ndaj është një proces i cili sigurisht do të jetë i suksesshëm” u shpreh Halimi.

Halimi u bëri të ditur deputetëve se në thelb të gjithë procesit do të jetë vënia në funksion e regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme.

Pra procesi i shit-blerjes së një pronë nuk do të kryhet më në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme por mund të kryhet edhe në një zyrë noterie.

Ndryshimet ne ligjin për noterinë u miratuan ne komisionin parlamentar te ligjeve me votat e mazhorances, abstenimin e opozitës dhe votën kundër te deputetit te majte Arben Isaraj.