Miratohen ndryshimet në ligj,
Klosi: Prioritet turizmit elitar

Miratohen ndryshimet në ligj,<br />Klosi: Prioritet turizmit elitar<br>
Komisioni parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar këtë të mërkurë ndryshimet në ligjin e turizmit.

Në fjalën e tij para votimit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se miratimi i paketës dhe ndryshimeve në ligj përbën fillimin e investimeve për turizmin elitar.

Sa i takon statusit special, ose heqjes së taksave për subjektet që ofrojnë shërbime të nivelit të lartë, ministri nënvizoi se ai u jepet investitorëve strategjikë.

“Statusi special i jepet atyre investitorëve strategjikë, të cilët kanë një marrëveshje të firmosur me operatorët strategjikë që janë brand-et që afrojnë hotelet me 4, por sidomos me 5 yje”, tha Klosi.

Ministri i Turizmit shtoi se paketa nuk shkon për resortet, të cilat konsiderohen si “real estate”, ose pasuri të paluajtshme. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital