Kuvendi miratoi dje me 88 vota disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për “Avokatin e Popullit”, që synojnë rritjen e pavarësisë së këtij institucioni kushtetues në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Ligji, miratimi i të cilit kërkonte shumicë të cilësuar votash, sjell disa risi. Nëpërmjet ligjit të ri sigurohet vazhdimësia më e mirë në rastet e mbarimit të mandatit pesëvjeçar të Avokatit të Popullit duke parashikuar qëndrimin e këtij të fundit në detyrë deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Në rastet e tjera të mbarimit të mandatit, parashikohet zëvendësimi i tij nga komisioneri më i vjetër, deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.
Ndërkohë, vetë Avokati i Popullit, Igli Totozani i ka kundërshtuar amendimet e ligjit gjatë prazantimit të tyre në Komisionin e Ligjeve. Totozani ka kundërshtuar ndryshimin në ligj, që i jep të drejtë Komisionit të Ligjeve që i jep të drejtë këtij komisioni të zgjedhë komisionerët. Në këtë mënyrë Totozani ka deklaruar se institucioni të cilin ai drejton kthehet në sekretariat teknik.
/Shqiptarja.com