Miratohen tre marrëveshje me
shkëmbim notash me Gjermaninë

Miratohen tre marrëveshje me<br />shkëmbim notash me Gjermaninë
TIRANË - Këshilli i Ministrave vendosi sot për miratimin e tre marrëveshjeve me shkëmbim notash me qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Kështu, qeveria vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin "Qeverisje e mirë ekonomike me qëllim përmirësimin e klimës së investimeve".

Gjithashtu, qeveria vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin "Fondi i studimeve dhe i specialistëve".

Këshilli i Ministrave vendosi edhe miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin "Mbështetje lidhur me harmonizimin e së drejtës ekonomike dhe tregtare me normat e BE-së".

Më poshtë vendimet e plota të Këshillit të Ministrave:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, ndËrmjet KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR PROJEKTIN "QEVERISJE E MIRË EKONOMIKE ME QËLLIM PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin "Qeverisje e mirë ekonomike me qëllim përmirësimin e klimës së investimeve", sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, ndËrmjet KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR PROJEKTIN "FONDI I STUDIMEVE DHE I SPECIALISTËVE"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin "Fondi i studimeve dhe i specialistëve", sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES ME SHKëMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, për projektin "Mbështetje lidhur me harmonizimin e së drejtës ekonomike dhe tregtare me normat e BE-së
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 9 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin "Mbështetje lidhur me harmonizimin e së drejtës ekonomike dhe tregtare me normat e BE-së", sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. /ATSH/
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën