Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, ja kur nis shpërndarja

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Ministria e Financave konfirmoi sot se bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.

 

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donika goxhaj: 03/08/2024 10:07

    Ju do shporrur qe nga Sali Karaxhic Gjakovari spiuni, Like ke Hajduti dhe Rama idjoti , dorëzoni pasurite tuaja qe nga leket e industrisë, ushtrise, firmave piramidale ku u vrane gati 4000 bije nenash ,Gerdecit etj...dhe te Fatos Nanos ,Spaku duhet te merret me Keta pastaj me inceneratoret qe s'eshte gje para ketyre hejfutervr

    Përgjigju
  • Gili: 02/12/2023 13:13

    700 K pensioniste, me keto ligje per punen, pas 10-15 vjetesh, pensionistet do e kalojne milionin. Te rinjte ikin dhe askush nuk kontribuon per pensionet.

    Përgjigju
    • Xixellonjat: 02/12/2023 16:05

      Pas 15 vitesh keto ikin tek kodra e fundit pra 700,000 pensionist jane brezi i diktatures nje 85 vjecar sot pas 15 vitesh mbetet 100 vjec besoj nuk do behen 700,000 vete nga 100 vjec/e se me keto pandemi e me keto qe shohim ecen jeta! Problem eshte brezi ri duhet te beje minimumi pese femije sidomos Tirana keshtu ecen kombi, ne Prishtine i bejne deri ne kater por edhe pese , jane me te avancuar

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU