Miratohet buxheti 2014,
mazhoranca “josh” çamët

Miratohet buxheti 2014,<br />mazhoranca “josh” çamët
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës projektbuxhetin për për vitin 2014 si dhe paketën fiskale, ndërkohë që u rrëzuan të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita në Parlament. I vetmi amendament që mori vota nga të dy kampet politikë ishte pikërisht ai i propozuar nga deputeti i PDIU, Tahir Muhedini për varrezat e Kallogjerit në Sarandë. Opozita gjatë diskutimit në parim akuzoi qeverinë se ka hartuar një program buxhetor dhe fiskal në panik që nuk orienton problematikën që ka ekonomia e vendit. Në fjalën e tij, ish ministri i Financave Bode tha se dy instrumentet e zgjedhur nga kjo qeveri, rritja e taksave dhe borxhi publik, veçse përshpejtojnë kolapsin ekonomik.

Gjatë gjithë orëve në seancën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se me nenet në pr/buxhet dhe paketën fiskale do të rrisë koston e prodhimit mbi gjithçka tjetër. Me shumicë votash u miratua edhe një nga projektligjet më të përfolur nga opozita, “për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. “Në Shqipëri 470 mijë persona kanë kountribute aktive. Nuk është e drejtë që ministri,Kryeministri, të paguajnë vetëm 0.6 % të pagës për detyrime, e polici, mësuesi, infermierja, të paguajnë më shumë se 3 herë.

Nuk do të rritet asnjë qindarkë kountributet në fshat”, tha Beqaj. Ndërkohë që Janë betuar dje katër deputetë e rinj që morën këtë mandat pas dorëheqjes së ministrave. Deputetët e rinj Esmeralda Shkjau, Blerina Gjylameti, Mejreme Delishi dhe Dashamir Kamberi zëvendësojnë Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

DEBATET
Berisha: Mbroni taksën e kumarit tuaj, rrisni atë të naftës
 
Tafaj: Pagat e mësuesve nuk do të kenë rritje në 3 vite që vinë, kjo do ketë efekte negative në cilësinë e sistemit arsimor. Mos aplikimin e rritjes së pagave të mësuesve do frenonte kthimin e studentëve shqiptarë të arsimuar jashtë. Propozojmë ndryshim të taksimit për pagat mbi 30 mijë lekë të reja taksimi të jetë 5% .
-Nikolla: Po gjatë qeverisjes tuaj u rrit pagesa për mësuesit 3 mijë deri në 5 mijë euro për një vend pune. U rrit pagesa e mësuesit për të blerë kreditit. U rrit paga dhe buxheti i mësuesve duke punësuar militantë , duke futur mësues më shumë se ç’duhej.
-Berisha: Ju garantoj se 2015, borxhi do ju marrë me 85%.Pse nuk sillni këtu çmimin e lojërave të fatit, a nuk premtuat 1 javë rresht se do rrisni taksën e tyre. Jua them unë pse. Se mbroni bixhozit tuaja, ku jeni o kumarxhi, pse nuk prekni çmimin e mëkatit, por prekni naftën.
Gjiknuri:Rritja e çmimit të naftës, ulet ndotja e ambientit. Nafta që shkatërronte automjetet, duke u përdorur si karburant, nuk do të lejohet më në treg.
Rama: Legalizimet janë në fakt politika më diskredituese për ju dje dhe sot, por do të mbeten një njollë diskredituese në histori për atë që i keni bërë këtij vendi. E keni quajtur Bathoren mrekullinë e 8 të botës. Në 140 mijë ndërtesa që nuk keni shkuar për tu matur shpinë, por kokën, 70 mijë familjeve ua keni marrë paratë, pasi nën dorë ua keni marrë paratë. Nga 70 mijë banesa vetëm 21200 keni denjuar ti shpërbleni duke ju dhënë lejen e famshme, atë “Shaban-tapinë” tuaj. Lëreni të vdekurin të varroset me të vdekurit, bëhuni të gjallë se po shkuar pas të vdekurit, me të vdekurin do shkoni.
 
 
 Shkrimi u publikua sot (29.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësia kalmitare, si parashikohet moti sot

Kthjellime dhe vranësia kalmitare, si parashikohet moti sot