Miratohet buxheti 2.9 mld lekë i Ministrisë së Jashtme! Fino: Kosova, Diaspora dhe BE në fokus të punës sonë! Shehu: Keni ulur fondin, po rrezikohet sovraniteti

Miratohet buxheti 2.9 mld lekë i Ministrisë së Jashtme! Fino: Kosova, Diaspora dhe BE në fokus të punës sonë! Shehu: Keni ulur fondin, po rrezikohet sovraniteti

Komisioni i Jashtëm

Diaspora dhe integrimi në BE do të jenë fokusi buxhetit të Ministrisë së Jashtme për vitin 2023. Komisioni i Punëve të Jashtme, kaloi mes debateve, nen për nen pr/buxhetin e vitit 2023, ku është parashikuar një shumë prej 2.9 miliardë lekësh, 0.2 miliardë lekë më pak, krahasuar me vitin 2022, të cilat do kanë në fokus tre shytlla kryesore. 

“Projekt buxheti 2023 ka kapacitete të domosdoshme për arritjen e objektivave, avancimin e negociatave për në BE, stabilizimasocimin, linjëzimin e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe BE. Ecuria pozitive e kapitullit 31 është shembull. Konsolidimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe angazhimi për njohjen e saj nga shtete të tjera, si dhe angazhimi për përfaqësimin e saj në organizatat”, tha zv.ministrja e Jashtme Megi Fino.

Për Deputetin e Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është e papranueshme që qeveria ka ulur buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe kjo e fundit nuk bën asnjë përpjekje për të kërkuar më shumë fonde. Shehu ngriti shqetësimin se politikat që po ndiqen janë në kundërshtim me rrugën perëndimore të Shqipërisë dhe Sovranitetin e vendit.

Jeni ndesh me parime te mëdha me politikën e jashtme, me njerëz të ndryshëm që keni dhënë kompetenca të pajustifikuara dhe të pa-argumentuara, të pa-dokumentuara në Ministrinë e Jsahtme, duke e vendosur atë zotërinë në zyrën e ish zv/ministrit të Jashtëm. Duke i dhënë kompetenca të thërrasë njerëz, ku nuk ka asnjë projekt, marrëveshje të shkruar, s’ka projekt të BE apo NATO, ato po mund të futen në MPJ. Jo mënyra të tjera, jeni krejtësisht në kundërshtim me sovranitetin e këtij vendi me atë që keni bërë. Nuk ka ndodhur në historinë e vendit tonë, që ne të kishim personazhe, sado të kualifikuara mund të jenë, veçse në radhë, kur ishte i dërguar nga BE. Spara ka patur. Ja ku është ish ambasadori, e di mirë këtë gjë.  Së dyti, ju i keni dërguar notë qeverisë italiane për “Ekspo 30’. Notë verbale i keni dërguar! Dhe tani keni dalë me Sauditët për interesa të tjera, dhe asnjë përgjigje nuk dhatë. Kjo është politike, jo teknike. Politikë e madhe! Do shikoni se do keni probleme me këtë punë, e s’duhet me patur probleme me këtë punë”, tha Tritan Shehu.

“Objektivat e politikës së jashtme janë prej vitesh, nuk ka çdo vit të reja, por janë prej vitesh dhe vijojnë zbatimin. Ky pr buxhet mundëson realizmin dhe ndjekjen e tyre”, tha Etjen Xhafaj.

Pas miratimit në parim javën e shkuar, Kuvendi i Shqipërisë po miraton nen për nen buxhetin e shtetit dhe pritet që brenda datës 24 nëntor ky pr/ligj të votoi në seancë plenare dhe ta kthejë në ligj Buxhetin e vitit 2023 të planifikuar nga qeveria.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja