BRUKSEL - Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka njoftuar se projekt-buxheti i diskutueshëm i BE-së për vitet 2014-2020 është miratuar nga udhëheqësit e lartë të 27 vendeve anëtare. Marrëveshja mbi buxhetin prej 960 miliardë euro u arrit me konsesusin e shteteve anëtare dhe udhëheqësit e Parlamentit Europian, tha Barroso.
Kjo shumë pritet të përqëndrohet në papunësinë që ka arritur një shifër rekord në Europë sidomos mes të rinjve në veçanti. Gati një e katërta e të rinjve të moshës 18 deri 25 në BE nuk kanë punë, ndërsa në Greqi dhe Spanjë është më shumë se gjysma.
Udhëheqësit e BE-së do të konsiderojnë mobilizimin 6 miliardë eurove më herët se sa ishte planifikuar për të ndihmuar në skemat e trajnimit të të rinjve. Draft-planet janë gjithashtu miratuar mbi reformën bujqësore dhe si për të shpëtuar bankat e trazuara nga kriza ekonomike.
Buxheti u miratua në një moment kur pothuajse të gjithë shtetet anëtare po përshtasin politika kursimi dhe po reduktojnë buxhetet e tyre kombëtare.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com