DURRËS- Bashkia e Durrësit miratoi të hënën buxhetin për vitin 2020.
Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se 793 milion lekë nga buxheti i Bashkisë Durrës për vitin 2020 do të shkojnë për riparimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit ose 50% e investimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm.
Këshilltarët e majtë, votuan të vetëm dhe pa kontestime buxhetin e vitit të ardhshëm për Bashkinë e Durrësit, pjesë përbërëse e së cilës janë 6 njësi administrative.
Nga ana tjetër, nga 2.9 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 42% e buxhetit të Bashkisë do të shkojë për pagat dhe sigurimet e punonjësve të administratës lokale.
-
Per mendimin tim qe rreziku me ndihmen e Zotit dhe te qeveris po largohet jam dakort persa i përket per rregullim banesash po qendrim ne heshtje
Përgjigju -
Ejani njeher ti vlersoni shtepit se jemi jasht
Përgjigju -
Me keto para te kompensohen tedemtuarit nga hajdutet pas termetit
Përgjigju -
KETO PARA TE HARXHOHEN PER PRISHJET DHE SISTEMIMIN E RRUGEVE NE DURRES,SEPSE RSHTE NJE RREMUJE,KU NUK DI SE KU HYN E KU DEL ,,RROTULLIMI NE HYRJE te durresit ESHTE PER TU RIBERE,,ASNJE PALLAT TE MOS BEHET ME NE DURRES,,MOS I BESONI ASNJE NDERTUESI,,VEC MENDONI SA VETA VDIQEN,,ESHTE TRAGJIKE,,;VETEM LULISHTE E PARQE BENI,,MOS BLENI PALLATE ,,SE TE GJITHA LEKET I SHKOJNE DAKOS...DUHET TE MESOJME NGA KETO GABIME TRAGJIKE.....
Përgjigju









Komente
Komento