“Esenca e reformës së Pushtetit Vendor në Shqipëri, sipas programit politik të Këshillit të Ministrave të miratuar nga Kuvendi, sintetizohet në dy objektiva strategjikë: E para të maksimalizojë eficencën operacionale përfshirë dhe standardet e performancës, kujdesit ndaj qytetarit dhe komunitetit, cilësisë së shërbimit , së dyti të fuqizojë efektivitetin e përfaqësimit demokratik, përfshirë kontrollin demokratik të drejtimit politik të bashkive dhe të këshillave, përgjegjshmërinë e tyre, transparencën dhe reagimin e përfshirjen e komuniteteve lokale”, tha Çuçi.
Polemikat
Ish Ministri i Financave Ridvan Bode, shprehu kritikat e tij për këtë ligj, duke e cilësuar si të nxituar dhe të motivuar politikisht.
“Ligji është i nxituar dhe kushtëzohet nga fakti që disa zëra, tituj në projektbuxhetin 2016, janë programuar që t’i kalojnë qeverisjes vendore. Në nxitim e sipër, sigurisht është i pakonsultuar dhe nuk merr në konsideratë, nevojën për një stad të ri, në decentralizimin e pushtetit të funksioneve dhe të financave. Ky ligj demaskon dhe qëllimin e asaj të quajtur, Reformë territoriale administrative , që mazhoranca e shpalli si hapin e parë të decentralizimit thelbësor të qeverisjes”, tha Bode
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)