Këshilli i Ministrave vendosi dje miratimin, në parim, të marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit “Arsimimi elektronik – Shqipëri – Modernizimi i sistemit arsimor”, me një hua të butë prej 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) eurosh. Kredia e butë për financimin e projektit është bërë me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
/Shqiptarja.com








