Qeveria ka marrë vendimin dje për miratimin, në parim, të marrëveshjes së garancisë, me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Vendimi ka të bëjë për marrëveshjen e huasë, ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për linjën e kredisë për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave. Agjencia ka si detyrë garantimin e depozitave të shqiptarëve në bankat e nivelit të dytë.
/Shqiptarja.com












