Miratohet marrëveshja e transportit
të mallrave e pasagjerëve me Serbinë

Miratohet marrëveshja e transportit<br />të mallrave e pasagjerëve me Serbinë
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot vendimin për transportin ndërkombëtar të mallrave e pasagjerëve nga Shqipëria në Serbi dhe anasjelltas.

Në faqen zyrtare të Kryeministrisë, thuhet se është “Miratuar në parim të marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve e mallrave”.
 
Ja vendimet e tjera të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministarve
Kalimi në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Zhvillimit Urban tek Ministeria e Drejtësisë, për Gjykatën e Apelit Administrativ të ish godinës së Ministrisë së Mjedisit.
 
Disa shtesa e ndryshime në vendimin NR.904,  Datë 12.12.2012, të Këhsillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe dokumentacionit të përfitimit të ndihmës ekonomike në zonat pilot” të ndryshuar me disa ndryshime në vendimin Nr.223, Datë 19.4.2006, të Këshillit të Ministrave “Për pagesën e së ardhurës nga papunësia”
 
Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemimin e shërbimeve të punësimit.
 
Caktimin e nivelit bazë të të ardhurës nga papunësia
 
Disa ndryshime në vendimin Nr.138, Datë 31.3.1994, të Këshillit të Ministrave “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse” të ndryshuar.
 
Një ndryshim në vendimin Nr.274, datë 12.6.1993, të Këshillit të Ministrave ‘Për kompensimin për frymë të shpenzimeve nga rritja e çmimit bukës: të ndryshuar.
 
Miratimin e rregullit teknik ‘Për kërkesat thelbësore, markimin “CE” dhe vlerësimin e konformitetit të pajisjeve mjekësore diagnostikuese in vitro”.
 
Përcaktimin e rregullave për ushtrimin e kontrollit për veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe pajisjeve mjekësore, në zbatimin e detyrave dhe ushtrimin e përgjegjësive nga kjo Agjenci.
 
Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe shoqërisë ‘Partizani” për pasurinë ‘Ambiente të pronës Nr.4, me emërtim “Reparti ushtarak Nr.4030, rruga ‘Myslym Keta’ Tiranë” në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.
 
 Miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, të Marrëveshjes shumëpalëshe të Autoritetit Kompetent, për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarisë financiare.
Sigurimin e jetës së ushtarakëve të Forcave të Armatosura, që dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit për vitin 2016.
 
Përcaktimin e sasisë minimale të biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, që do të përdoren gjatë vitit 2016 në sektorin e transportit.
 
Disa ndryshime në vendimin Nr.953, datë 29.12.2014,  të Këshillit të Ministrave “Për dispozitat zbatuese të ligjit Nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, si dhe mbi vendimin Nr.860,  datë 10.12.2014, të Këshillit të Ministrave ‘Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të ardhurave për ndërtimet pa leje dhe vlerave të zbatueshme të Legalizimit, shpronësimit për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit ‘Pikë panoramike dhe sportive” në Llogara, Himarë”.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'