Me 109 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim, Kuvendi i Shqiperise miratoi te enjten ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi.
Pas votimit te protokollit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke uruar vendin fqinj per kete moment te rendesishem, nënvizoi se ‘shqiptarët asnjëherë nuk do ta harrojnë mikpritjen që Milo Gjukanoviç u dha shqiptarëve të dëbuar nga genocidi serbomadh në vitet 1998-99. Ndërsa njohjen e Kosovës, Mali i Zi e ka mirëpritur duke e votuar me unanimitet’, vleresoi kryeparlamentari Meta.
Deputetja e PS-së, Arta Dade tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO kontribuon fuqishëm në stabilitetin e rajonit dhe bashkëpunimin e ngushtë rajonal. “Për çdo vend anëtar të NATO-s përmbushja e standardeve është një element i rëndësishëm në avancimin për anëtarësim në Bashkimin Europian”, u shpreh ajo.
Ndërsa deputeti i PD-së, Aldo Bumçi e konsideroi këtë moment një ngjarje historike për Malin e Zi, por dhe për gjithë rajonin.Siguria e Ballkanit, tha ai, buron nga angazhimi i NATO-s në rajon. Gjithashtu, nënvizoi Bumçi, anëtarësimi në NATO do të konsolidojë respektimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rolin e madh të tyre në stabilitetin e vendit fqinj.
Gjatë diskutimeve ne seancë ishte i pranishëm dhe kryetari i parlamentit malazez, Darko Pajoviç, i cili po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ky dokument i rëndësishëm i Aleancës, i nënshkruar më 19 maj gjatë Ministerialit të Jashtëm të NATO-s, pritet të ratifikohet nga parlamentet e 28 vendeve anëtare dhe nga parlamenti malazez.
Kjo do t’i hapte rrugën pranimit të Malit të Zi, si anëtari i 29-të i organizatës më të madhe ushtarake në botë. Ratifikimi i këtij protokolli është një hap i rëndësishëm i Aleancës për të zgjeruar rrethin e shteteve anëtare dhe zonën e saj te sigurisë. ATA
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO