Miratohet në Kuvend rezoluta
për nderimin e Ibrahim Rugovës 

Miratohet në Kuvend rezoluta<br />për nderimin e Ibrahim Rugovës 
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën për nderimin dhe mirënjohjen e thellë nga Republika e Shqipërisë për figurën e Presidentit, Ibrahim Rugova
 
Rezoluta mban në konsideratë rëndësinë madhore të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe për të stabilitetin e rajonit të Ballkanit, si edhe nderon me mirënjohje rolin e jashtëzakonshëm e udhëheqës të Presidentit Ibrahim Rugova, në rrugëtimin e shqiptarëve drejt shtetit të pavarur të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë vlerëson lart punën intelektuale dhe aktivitetin politik e shtetëror të Presidentit Ibrahim Rugova dhe riafirmon mbështetjen e plotë për rrugëtimin europian dhe euroatlantik të Republikës së Kosovës si dhe vlerëson mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces.

“Duke përqafuar trashëgiminë e veprës së tij thelbësore për konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës dhe duke çmuar kontributin, vlerat dhe sakrificat e popullit të Kosovës, si dhe të patriotëve të shquar të saj Kuvendi i Shqipërisë nderon me mirënjohje të thellë kombëtare dhe me krenari patriotike punën intelektuale, politike dhe shtetërore të Presidentit Ibrahim Rugova. Gjithashtu, Kuvendi i Shqipërisë mbështet nismën për vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova në një nga sheshet kryesore të qytetit të Tiranës dhe i sugjeron Bashkisë së Tiranës të finalizojë këtë nismë”,  shkruhet në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur