Miratohet në Parlament 
Moratoriumi 5-vjeçar i Gjuetisë

Miratohet në Parlament <br />Moratoriumi 5-vjeçar i Gjuetisë
Në seancën e sotme parlamentare u miratua projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.
 
Ky projektligj ka për si qëllim të sigurojë ndalimin e aktivitetit të gjuetisë, me synim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm. Zgjatja kohore e këtij moratoriumi është 5 vjeçare.
 
Vrojtimet dhe rastet e evidentuara në 2 vitet moratorium (2014-2016) kanë dëshmuar që ligji krahas ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë ka krijuar premisat edhe për një qetësi të nevojshme për rimëkëmbjen e popullatave të faunës së egër, rikthimin i një numri shpendësh shtegtarë, falë qetësisë së rivendosur si dhe rigjallërimin e ndjeshëm të faunës së egër në rang vendi.
 
Ekspertët dhe shkencëtarët e fushës së mbrojtjes së natyrës theksuan me forcë, gjatë dëgjesave publike dhe takimeve paraprake që Ministria e Mjedisit ka organizuar ,faktin se për të rikuperuar atë degradim që kishte fauna para dy vjetësh dhe për të bërë një rimëkëmbje të plotë të disa prej këtyre popullatave, nuk kanë qenë të mjaftueshme dy vite. 
 
Këshilli Evropës dhe Përfaqësues të Konventës së Bernës janë shprehur qartë për domosdoshmërinë e zgjatjes së moratoriumit në vendin tonë gjatë një vizite zyrtare në vendin tonë në Prill të 2016-ës
 
Moratoriumi 5 vjeçar i gjuetisë, përfshirë mjedise tokësore dhe ujore, në rang vendi synon të sjellë:
 
Rimëkëmbjen  e popullatës do jepte mundësinë për një pasurim të ndjeshëm sasior dhe cilësor të biodiversitetit në Shqipëri, duke kontribuar drejtëpërdrejtë në turizëm dhe ekonominë lokale të komuniteteve, cka i ka dhënë rezultatet e para qysh në vitin 2015-të sidomos me fluksin e vizitorëve të huaj në zonat ligatinore.

Përmbushjen e detyrimeve që ka Shqipëria në kuadër të Konventave të fushës së mbrojtjes së natyrës, në të cilat Shqipëria është Palë. 
Ky moratorium ndryshe nga ai 2 -vjeçar ka parashikuar dhe rastet e përjashtimeve për arsye të një afati kohor më të gjatë. Përjashtimet në fushat e veprimit janë a) gjuetia në rastet e konstatimit të mbipopullimit të një lloji të faunës së egër, në zonat e lejuara për gjueti dhe në rezervatet e mbarështimit sipas legjislacionit në fuqi për gjuetinë; b) gjuetia për qëllime kërkimore-shkencore. Këto raste propozohen nga Ministri i Mjedisit dhe miratohen me vendim të Keshillit të Ministrave.
 
Moratoriumi i gjuetisë hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren zyrtare, por pavarësisht kësaj momentalisht Shqipëria është në sezonin e ndalimit të gjuetisë prej 16 Shkurtit 2016 (16 Shkurt – 30 Shtator sezoni i ndalimit të  gjuetisë)

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi