Miratohet në parim p/buxheti
2013, opozita voton kundë

Miratohet në parim p/buxheti <br />2013, opozita voton kundë
TIRANE- Kuvendi miratoi sot në parim projektbuxhetin për vitin 2013 vetëm me votat e mazhorancës, projektligj qe ka hasur jo vetëm kundërshtimin e opozitës por edhe të aleatëve në qeveri. Ai kaloi me 74 vota pro, 56 kundër dhe 0 abstenim. Opozita votoi kundër ashtu siç paralajmëroi gjatë gjithë zhivllimit të seancës së sotme parlamentare, e cila nisi rreth orës 10:00 të pardites dhe u mbyll në orën 20:00.

Parlamenti miratoi me votat e mazhorancës edhe dekretin e presidentit Nishani për kandidaturën e Adriatik Llallës si Kryeprokuror. Ai kaloi me 75 vota pro, 0 kundër dhe  54 abstenim. Ashtu siç kishte deklaruar më parë opozota dha votën abstenim, pasi sipas saj procesi është antikushtetues. Më herët PS ka deklaruar se janë dakord me kandidaturën e Adriatik Llallës por se nuk do ta votonin në këto kushte.

Sipas mazhorancës projektbuxheti 2013 është me i madhi në histori, duke kapur shumën e 409 miliard lekëve dhe janë  janë parashikuar rritja e pagave dhe investime në infrastrukturën rrugore.  Kryeministri mbrojti pr/buxhetin dhe e cilësoi si një buxhet të suksesshëm të hartuar në një kushtet “e një krize të paprecedentë në historinë. Deputetët e Partisë Socialiste bënë apel për të mos votuar pr/buxhetin.

SHTYHET FUNSKIONI I KOMISIONIT PER 21 JANARIN
Ora 20: 03 Ndërkohë, opozita braktisi sallën e Kuvendit menjëherë kur në votim u hodh shtyrja e komisionit për 21 janarin .Funksioni i Komisionit të posaçëm për hetimin e 21 janarit u shty deri në fund të legjislaturës vetëm me votat e mazhorancës 72 pro, zero kundër dhe zero abstenim, pasi deputetët e opozitës u larguan nga salla, pavarësisht thirrjes së Topallit për të votuar.

ADRIATIK LLALLA MERR 75 VOTA PER KRYEPROKUROR, PS ABSTENON
Ora 20:00
Dekreti i presidentit Nishani lidhur me kandidaturën e Adriatik Llallës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm u votua sot në Kuvend vetëm nga ana e mazhorancës. Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita dha votën e saj abstenim. Llalla kaloi me 75 vota pro, o kundër dhe 54 abstenim. Kandidatura e Adriatik Llallës u miratua fillimisht nga Komisioni i Ligjeve, ndërsa pritej edhe votimi në Parlament. Pak ditë më parë Partia Socialiste u shpreh se nuk kishte kundërshtim për emrin e Adriatik Llallën por për procesin, te cilën e cilësoi antikushtetues.

Më 3 dhjetor Presidenti Nishani dekretoi Adriatik Llallën në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës. Adriatik Llalla, aktualisht kreu i ILDKP-së, pasi mori kandidaturën për postin e kryeprokurorit shpresoi edhe në votën e opozitës.

NACO: BERATI I LENE NE HARRESE, DO VOTOJ PRO NE PARIM

Ora 18:40
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, i cili më herët kishte deklaruar se nuk do të votonte projektbuxhetin 2013, sot nga foltorja e Kuvendit tha të kundërtën. Ai u shpreh se do të votojë në parim këtë projektbuxhet, edhe pse akuzoi qeverinë se ka lënë në harresë investimet në insfrastrukturën rrugore të qytetit të Beratit. Duke  përmendur investimet që qeveria ka realizuar, si Rruga e Kombit e të tjera, Naço theksoi se i njëjti përkushtim duhej të ishte treguar edhe ndaj aksit Berat-Lushnje ose Berat-Fier. Si pasojë e investimeve të munguara, deputeti i LSI-së tha se Beratit po i largohen turistët nga rrugët me gropa. “Sot në projektbuxhetin e paraqitur, ministria e Olldashit përfiton më shumë. Me të drejtë nga kjo mazhorancë prej 8 vitesh i është dhënë prioritet ndërtimit të rrugëve. Dhe i jap të drejtë për këtë prioritet. Këto janë investime të dukshme, por janë shumë më pak krahasuar me infrastrukturën në rrethe. Berati është lënë në harresë. Kjo është një neglizhencë e pafalshme dhe më bën të mos hesht. Rrugët e qarkut të Beratit më bënë të kërkoj para disa kohe interpelancë me ministrin Olldashi. Do doja të kishte angazhim për aksin Berat-Lushnje, Berat-Fier. Të paktën të ishte parashikuar vetëm mbushja e gropave, pasi është ulur edhe numri i vizitorëve turistë në Berat. Në parim do votoj pro”, u shpreh Nasipi. Ndërkohë që mes deklaratës së tij dhe të kryeministrti Berisha ekziston një mospërputhje, pasi po në këtë sallë, Kryeministri tha sot se ndaj Beratit është kushtuar vëmendje.
 
AHMETAJ: BORXHI ESHTE BOSHTI I RRITJES TUAJ EKONOMIKE
Ora 14:00
Deputeti PS-së Arben Ahmetaj tha se “borxhi është boshti i rritjes ekonomike”. “Ke dështuar me rritjen ekonomike, mbledhjen e të ardhurave, punësim, industri, privatizim dhe rritjen e mirëqënies”- tha deputeti socialist. Sipas tij “Sot Shqipëria është më keq se 8 vite më pare” dhe borxhi nuk përdoret për investime. “Investimet me burime të brendshme janë ulur 2 miliardë euro, borxhi shkon tek interesa e kostot e borxhit. Kjo qeveri ka marrë fund dhe është në ikje. Alternative më e mirë është largimi i saj”

AHMETAJ - KSERA- TOPALLI, REPLIKE

Ora 13:55 Sipas ministrit të Punës, Ksera PS po dikton një numër fiktiv të papunësisë. “Në 2011 papuënsia ishte 13.3 % dhe në tremujorin e parë të 2012 ky ishte 13.3 %.”- tha Ksera në replikë deputeti socialist Arben Ahmetaj tha: “Ky nuk ia ka idenë se ku ndodhet. Sot në Shqipëri ka 1 milionë të papunë.” Këtë moment ndërhyn Topalli duke thënë “Aritmetika e Edit, ju kam thënë të mos përdorni matematikën e Edirt se mbeteteni brenda.”

BODE: KEMI MBAJTUR STIMUJ TE RRISIM EKONOMINE
Ora 13:25
Ministri i Financave Ridvan Bode mbrojti buxhetin duke e quajtur social.
"Në buxhet kemi mbajtur stimuj për të mbështetur rritjen e ekonomisë, propozojmë uljen e taksave sepse duam të mbajmë gjallë atë që gjeneron biznesin, pse nuk na bëni ndjonjë propozim”- tha Bode duke iu akuzuar deputetët PS se po kërkojnë që nëpërmjet mashtrime të vijnë në pushtet."

BRACE: BERISHA GENJEN

Ora 13:00
Nënkryetari i grupit PS-së , Erjon Braçe tha se Berisha ka gënjyer për cdo premtim. Ka gënjyer pensionistët e fshatit kur thotë se paguhen sa pensionet në qytet, mban peng linjën e interkonjeksionit me Kosovën. Gënjen për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë. “Sfidoj kryeministrit të thotë 2 qytete ku furnizimi është 24 orë pa ndërprerje. Furnizimi me ujë nëpër shtëpi është prej depozitave, ujë të rrjedhshëm 24 orë nuk ka.

KODHELI: U PERDOREN 14 MLN $ PER MAKIAZH, NE PEDIATRI S'KA GJAK PER FEMIJE

Ora 12: 45
Sipas deputetes socialiste fondet më të ulëta të finacimit në këtë pr/buxhet e ka sistemi arsimor me 2.6 % dhe 2 % sistemi shëndetësor, ndryshe nga sa kishte premtuar kryeminsitri.  “Ju bëj thirrje me sinqeritet mos miratoni buxhetin kështu siç është shkruar. N uk mund të pranojmë që janw shpenzuar 14 milionë dollarë për makiazh qytetar dhe në pediatri nuk ka as ilaçe e as gjak për fëmijë. E pepranueshme të ndodh në një vend në mes të Europës. Ka mundësi të harxhohen milionë për imazhin e shprishur. E ardhmja e Shqipwrisë nuk ka nevojë të trukohet pro vetëm të kurohet Ju e keni humbur shansin me këtë buxhet dhe do ta humbi dhe vitin tjetër”- tha Kodheli

KODHELI: QEVERIA E ZHYTYR NË BORXHE
Ora 12:40 “895milionë dollarë është borxhi që shqiptarët duhet të mbajnë mbi supe, ose 62 % e PBB. Po kështu miliona të papaguara detyrime ndaj ish ushtarakëve, tetraplegjikëve, të vervrit, ushtarakët në misione paqëruajtëse, ish të përndjekurit, etj. Borxhit dhe mbajtjes së defiçiti nën kontroll i shtohet dhe një rrisk fondi i kontigjentës i cili cdo vita është 4 herë më i ulët se herët e tjera“- tha Kodheli. Sipas deputetes socialist Kryeministri pretendon se do të ketë rritje ekonomike, por sado që të thtoë ajo do të jetë më e vogël se rritja e borxhit publik. ”Ne marrim lekë borxh e i mburremi vetes se sa shumë të ardhura kemi në kulet. Në arkën e shtetit mungojnë 24 miliardë lekë mos realizim të ardhurash”- tha Kodheli.

BERISHA-OPOZITES: JENI ME ENVERIN
Ora 12:21 “Ju kur doni e citoni Obamën kur nuk iu leverdis citoni Romney. Nuk jeni as me Obamën as me Romney jeni me Enverin. Ua u njoh konceptet unë”, tha Berisha duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.

BERISHA-OPOZITES: JU MERRNIT BORXH PER AHENGE
Ora 12:19 “Ju keni psikologjinë e lashtë, që borxhi është një lak në qafën e popullit. Cila është historia e borxhit? Kur ju ishit në pushtet shpenzimit e shqiptarëve në 2000-2001 ishin 5 % të prodhimit të brenshëm, erdhën deri në 3.6 %. A mund të përdorni ju argument borxhin? Ju merrnit borxh për të rritur rrogat tuaja, udhëtime luksoze dhe ahenge. Në nuk kemi marrë asnjë borxh përveç se për investime. Janë 104 vende më shumë borxh se Shqipëria. Ato vende kanë fatin e mirë që nuk kanw një opozitë me mendime të vjetra”, tha Berisha.

BERISHA: BUXHETI I SHQIPËRISE DIXHITALE
Ora 12:15 “Ky është buxheti i Shqipërisë dixhitale. Në 2005 përdorimi i celularit ishte 38 %, 10 % flisnin, të tjerët thërrisnin më bëj një cërr cërr, më bëj një zile. Është kështu? Më thoni jo? Nuk flisnin dot se ju futët kompanitë tuaja në përdorim, në vend të uleshin çmimet rriteshin. Sot jemi me çmimet 3 herë më të ulëta. 186 % përdorimi i celularit, ndër më të lartë në Europë dhe Botë. Nuk ka më bëj një zile ciu ciu. Sot shqiptarët nga 4. 8 përdorues të internetin janë mbi 60 %. Shqiptarët qëndrojnë në krye të përdorimit të Facebook. Shqipëria do bëj gjithçka që të kapë majat në këtë drejtim”, tha Berisha.

BERISHA: KAPITULL I RI KUNDER KORRUPSIONIT
Ora 12:06 Më tej në fjalën e tij Kryeministri theksoi se buxheti do të mbështes institucionet e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionin duke thënë që ky është sistemi më transparent në Botë.

“Do të mbështes fuqishëm insitucionet e drejtësisë. Ky buxhet hap një kapitull të ri në luftën kundër korrupsionit. Nuk po them që ska korrupsion por ka më pak. Ky është sistemi më transparent i Botës”, tha Berisha.

BERISHA-MAJKOS: SHKO NE GOSE SHIKO ULLINJTE
Ora 11:58 Berisha duke iu drejtuar deputetit socalist Pandeli Majko i kërkoi të shkojë të shikojnë sa dru ulliri janë mbjellë, duke e quajtur ullirin drurin e Skënderbeut. “Shko i dashur zoti Majko në Gosë dhe hidhi një sy, shiko sa dru ulli të vjetër dhe sa të rinj janë. Ngjitu mbi Pajovë. Drejt Ballshit dhe Mallakastrës. Ne subvencionojmë bujqit shqiptar. Po qëndisin tokate tyre me drurin e ullirit, drurin e Skënderbeut”, tha Berisha.

BERISHA: PRIORITET ARSIMIT, DO MBESHTESIM ARSIMIN PRIVAT
Ora 11:53 Kryeministri deklaroi se “Arsimi mbetet përparësia e këtij buxheti. Shytje edhe arsimi privat. Do të bëjmë gjithçka gjatë viteve për t’i dhënë mbështjetje të fuqishme arsimit privat”.

BERISHA: RAMA NUK LE DEPUTET PS TE SHKELIN RRUGEN E "MURAT TOPTANIT"

Ora 11:49 Berisha tha se Rama nuk i lejon deputetët PS të shkelë në rrugën “Murat Toptani”, pedonalen në Tiranë sepse “nuk e ka inauguruar ai”

BERISHA: BUXHETI PER FEMIJET
Ora 11:47 “Ky është buxheti i fëmijëve të Shqipërisë i cili synon të ndërtojë gjer sot nga 2005, siç keni konstatuar kemi ndërtuar shkollat më moderne të cilat dalin jashtë fantazisë. Rreth 1300 shkolla. I kemi pajisur me internet. Do të implemtentohet biblioteka dixhitale. Ju shikoni Kryeministrin që shkon në shkolla dhe nuk shkoni më”, tha Berisha.

BERISHA-FIDEL YLLIT, ME 23 QERSHOR BERATI TE NXJERR ME KEPUCE TE KUQE

Ora 11:46 Berisha i drejtohet deputetit socialist Fidel Ylli se më 23 qershor Berati  do e nxjerrë me këpucë të kuqe. “Edhe në Mbvreshtan, fshati i Edi Ramës janë ndërtuar rrugë. Në Berat janë ndërtuar 400 km rrugë. Do ta tregojë Berasti kur të nxjerrë me këpucë të kuqe. Je mësuar o tek kjo kulla o në Sheraton, shko në Qerreshnik” - tha Berisha

BERISHA: PS NE SIKLET, PERVEC FIDELIT PUTHUNI ME MILON
Ora 11:45
Berisha duke iu drejtuar opozitës tha se kishte zili pasi kishim të bënim me një buxhet shumë të madh ndërkohë që PS donte të kundërtën.
“Është krizë, natyrisht unë i pres këto se më së fundi kryetari juaj bëri zbulimin gjenial, gjeti metrin e të vërtetës dhe me metrin e tij nga damiani mbetët në klasë.
Tha më besoni se jam i gjatë, nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë, përveç Fidelit të partisë ju të tjerët puthuni me milon për listat që do të vinë (qesh)..
Unë e pres këtë reagim sot, e pres se ai tha të vërtetat janë ato që dalin nga 2 metra këpucë gjatësi. Sot është dita e sikletit më të madh të vitit për ju, unë e kuptoj që sot është dita e shpërthimit madhor të zilisë në këtë sallë, ju do të donit një buxhet të kundërt me këtë që paraqitet. Duhet të thoshim që do ulim rrogat 40 %, të ardhurat bien me 30 % se papunësia do rritet me 25 % vetëm atëherë ju do më duartrokistit. Këto nuk mund ti them, realiteti është krejt tjetër, ku është buxheti më i madh, i fuqishëm shënon rritjen më të madhe prej vitit 2012 në vitin 2013 rritje prej 28 miliardë lekë. Ky është buxhet i cili shënon krahasuar me vitin 2004 realizoi të ardhura gjithsej 184 miliardë. Ky buxhet realizon të ardhurat totale se ka përgjysmuar taksat.”

BERISHA: BUXHETI DO RRISE MIREQENIEN

Ora 11 : 35 
Kryeministri Berisha e cilësoi si pr/buxhetin më të madh të historisë së Shqipërisë. Si një buxhet i suksesshëm i hartuar në një kushtet “e një krize të paprecedentë në historinë e kontinentit tonë që nga vitet 1930. Është kriza e borxheve të marrura, jo për investime. “Buxheti arrin vlerën prej 410 miliardë lekë. Buxhet ka si synim më madhor rritjen e mirqenies suaj të dashur qytetarë shqiptar. Rritjen e kësaj mirëqenies duke sjellë të ardhurat direkt për 820 familje shqiptare. Duke ndikuar në mënyrë thelbësore në shkollimin e fëmijëve, në shërbimin shëndetësor, rrugë, kanalizime. Ka objektiv madhor investimet vendimtare për Shqipërinë, vend i zhvilluar brenda vitit 2017.”

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho prezantoi raportin ndërsa aktualisht po mban fjalën kryeministri Berisha.

PR/BUXHETI

Bazuar në nivelin e të ardhurave buxhetore dhe nivelin e burimeve të financimit të deficitit, shpenzimet totale buxhetore për vitin 2013 parashikohen në masën 409 miliardë leke ose 28.6% e PBB-së.
Ndërkaq opozita ka deklaruar se qeveria po e zhyt vendin ne borxhe dhe po e lë më të varfër se sa e gjeti. Kundër buxhetit eshtë shprehur dhe deputeti i LSI-së ,Nasip Naço por edhe FRD.
Komisioni i Ekonomisë miratoi vetëm me votatat e mazhorancës raportet e komisioneve parlamentare lidhur me kërkesat e institucioneve për buxhetin e 2013. Sipas draftit të buxhetit, të ardhurat janë parashikuarn në vlerën 360.6 miliardë lekë, shpenzimet 409.5 miliardë lekë, ndërsa është parashikuar të ketë një
deficit buxhetor prej 48.9 miliardë lekë.

Seancën e sotme është folur se mund të hidhet në votim dhe dekreti i presidentit Bujar Nishani për emërimin e Adriatik Llallës në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, por zyrtarisht në rendin e ditës nuk është paraqitur.

Redaksia online
(sg/eç/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë