TIRANË - Këshilli i Ministrave miratoi sot Planin Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Rajonale për Evropën Juglindore, 2014 - 2020
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR MIRATIMIN E PLANIT KombËtar TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË RAJONALE PËR EVROPËN JUGLINDORE, 2014 - 2020
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Planit Kombëtar të veprimit për zbatimin e Strategjisë Rajonale për Evropën Juglindore, 2014 - 2020, sipas dokumentit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare". /ATSH/