Miratohet pr/ligji për arsimin 
e lartë, opozita braktis votimin
Raporti/ Ja 16 risitë e ligjit të arsimit
Fotolajm/ Nikolla ulet afër Berishës

Miratohet pr/ligji për arsimin <br />e lartë, opozita braktis votimin<br />Raporti/ Ja 16 risitë e ligjit të arsimit<br />Fotolajm/ Nikolla ulet afër Berishës
TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi pasditen e se martes nseancën e posaçme parlamentare maratonë për projektligjin e “Arsimit të Lartë”, seance e cila u finalizua ne oren 02:00 te mengjesit te merkures me votimin e ligjit te shumedebatuar, por pa pranine e opozites e cila pasi ndezi debatet ne salle, vendosi te braktise votimin. ​Projektligji për arsimin e lartë u miratua me 78 vota pro, pas më shumë se 9 orë debatesh.

Debate të forta kanë përcjellë gjithë punimet e Kuvendit, ku opozita dhe mazhoranca përplasen qëndrimet e tyre mbi arsimin e lartë në vend. Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën si një shpërdoruese e Arsimit të Lartë gjatë viteve të qeverisjes së tyre, teksa premtoi se me këtë ligj, arsimi i lartë do të pësojë një revolucion.

Rama dhe disa shifra të numrit të universiteteve të hapura në vite të ndryshme ku tha se në 2005 ishin vetëm 7 universitete private, ndërsa në 2013 numri i tyre shkoi në 44. 

“Një qeveri që e ka çuar arsimin në pikën ku të ketë kontrata të tipit dhuron një makinë dhe përfiton një bursë studimi 3 – vjeçare, dhuron punime të ndryshme në duralumin, dhuron 1 ton tallash në këmbim të 1 burse studimi 3-vjeçare. Dhuron 20 sedilie fugoni dhe sistem të brendshëm fugoni, po fugoni vetë ku është dhe përfiton bursë. Organizata e parisë së punës së universitetit u mblodh e gjitha tek SHQUP-it”, -  tha Rama. 


Batutave anatemuese iu përgjigj ish kryeministri që nuk kurseu as jetën private të Ramës.
 
“Shpalosi konceptin dhe mentalitetin e etërve të tij për seleksionin dhe kufizimin, pandjeshmëri totale ndaj atyre që nuk kanë. Të varfrit shumëzohen me zero nga një njeri që u rrit në parajsën e bllokut. Nga një njeri që kishte pesë mësues privat për të marrë liceun. Nga një njeri.. pra dy botë dy koncepte”, -tha Berisha.
 
Ministrja Nikolla dha arsyet se pse duhej miratuar ky ligj.
 
“Ky projektligj edhe pse nuk është i përsosur është ligji më i mirë për Arsimin e Lartë se i jep përgjigje të gjitha problemeve. Studentët do të edukohem me sensin e meritës dhe të garës. Ligjin e bën më të drejtë financimin publik për studentin”, -tha Nikolla.

Përtej debateve dhe kundërshtimeve të forta të një pjesë të akademikëve dhe votës kunder të opozitës tashmë ky ligj pret vetëm botimin në fletoren zyrtare për të nisur te zbatohet që në vitin e ri akademik
 
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë