Miratohet projekti për restaurimin e kishës së Shën Kollit! IKTK: Për 2 javë del fituesi i tenderit, vlera 3.3 mln lekë

Vetëm 15 minuta nga qendra e Elbasanit ndodhet kisha e Shën Kollit, në fshatin Shelcan.

Një ndër objektet e rralla të kultit që daton në shekullin e XV. E njohur për afresket e piktorëve të mëdhenj shqiptarë të shekullit XVI, Onufri dhe Konstandin Shpataraku.

Monument kulture i kategorisë I, kisha është një thesar i fshehur dhe ende i pashfrytëzuar për turizmin historik e kulturor pasi prej dekadash është lënë në degradim.

“Kjo është kisha e Shën Kollit, monument kulture,  e mirëmbajtur nga komuniteti nga shteti nuk është vënë dorë”, tha Pali Qosja, prift i kishës së Shën Kollit.

Siç shihet në pamjet që sjell Report tv, muret janë të ccara dhe ccatia me dërrasa të kalbura. Një rrënojë nën shi, e quan At Pali Qosja.

“Kjo kishë është pikturuar nga Onufri në vitet 1554-1625. Shpresat i kemi se së shpejti fillon restaurimi. Sot është ‘Rrënojë nën shi’!”

Restaurimi i shumëpritur me gjasë do të kryhet brenda këtij viti nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Projekti dhe fondi prej 3.3 milionë lekësh është miratuar.

“Momentalisht jemi ne shqyrtim të ofertave te operatoreve të cilët kane konkurruar për të kryer punimet restauruese. Brenda 2 javëve, duke ndjekur te gjitha hapat ligjor, do te kemi lidhjen e kontratës”, iu përgjigj IKTK interesimit të Report TV .

Projekti parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës, punime murature dhe breza druri, shtresat ne pjesën e hajatit perëndimor dhe restaurimi i çatisë.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/08/2023 01:33

    Nese restaurimi do te kryhet nga specialistet e IKTK,atehere perse u jepen 3.3 milion si tender te panjohurve,qe nuk jane as kompetente,as specialiste per keto lloj restaurimesh,per keto lloj objektesh?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur