Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi nen për nen dhe në tërësi për projektligjin "Për agjencinë e inteligjencës dhe sigurisë së mbrojtjes"
Komisioni Parlamentar i Sigurise
TIRANË, 23 Qershor /ATSH/ -Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi sot nen për nen dhe në tërësi për projektligjin "Për agjencinë e inteligjencës dhe sigurisë së mbrojtjes".
Të ftuar ishin zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, Gjeneral brigade, Ylber Dogjani dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Relatori i çështjes,deputeti i PS-së Pirro Lutaj lexoi të gjitha mendimet e propozuara në bashkëpunimi edhe me Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Pas diskutimeve dhe propozimeve të tjera për disa amendime anëtarët e komisionit e miratuan nene për nen dhe në tërësi projektligjin "Për agjencinë e inteligjencës dhe sigurisë së mbrojtjes". /gj.m/f.n./
/Shqiptarja.com