TIRANE- Pas një mbledhje që zgjati rreth një orë, Komisioni parlamentar i Sigurisë, vetëm me votat e mazhorancës, miratoi raportin e grupit të kontrollit në SHISH. Ajo që është konstatuar sipas burimeve brenda mbledhjes me dyer të mbyllura është se anëtarët Pjerin Ndreu, Xhemal Qefalia dhe Pirro Lutaj kanë konstatuar shkelje, pas hetimit të dokumentacionit dalë nga zyrat e SHISH dhe të firmosura nga Visho Ajazi.
Nga ana tjetër, në raportin e deputetëve nuk kërkohet shkarkimi i kreut të Agjencisë së Informacionit.
Raporti prej 30 faqesh evidenton shkelje të Visho Ajazi Likës, përsa i përket përgjimeve të institucioneve, duke tejkaluar kompetencat. Po ashtu, SHISH nuk ka informuar qëllimisht strukturat e tjera shtetërore për ngjarjet kriminale, që kulmuan me shpërthimet me tritol. Shërbimi akuzohet po ashtu për rrjedhje informacionesh sekrete si dhe emërime të paligjshme brenda stafit. Raporti pritet t’i kalojë për miratim seancës plenare të nesërme dhe më pas kryeministrit, i cili ka kompetencën për të propozuar shkarkimin e kryetarit të shërbimit sekret, shkarkim që kërkon miratimin e Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Më 23 prill 3 deputetët u mandatuan për të verifikuar ligjshmërinë e shkresës sekrete dërguar nga qendra e SHISH drejt periferisë së saj tek drejtorët e rretheve të SHISH në prefektura.
Në dokument u kërkohej drejtorëve të SHISH që të jepnin informacione mbi personat e implikuar në veprimtari antiligjore, të cilët ishin emëruar në pozicione drejtuese në Policinë e shtetit. Shkresa në fjalë ishte dërguar në dhjetor të vitit të shkuar.
Reagimi i deputetëve erdhi në maj të këtij viti, teksa u vendos që ata të nisin punën në zyrat e Shërbimit Informativ.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve
24 Nëntor, 14:26
-
'Fitorja jonë në 2025 përfundimtare', Rama nga Londra: Të shpëtojnë opozitën nga pengmarrësit e diskretituar nga historia
24 Nëntor, 14:23
-
'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion
24 Nëntor, 14:21
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Rama: Po përdoret në luftën për pushtet! Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare
24 Nëntor, 14:14
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani
24 Nëntor, 14:00
-
Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj
24 Nëntor, 13:57
-
LIVE-Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Rama në Londër kritika Braverman: Ish-ministrja e Brendshme i quajti shqiptarët pushtues! Ju jeni kontrubues
24 Nëntor, 13:47
-
Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini
24 Nëntor, 13:36
-
Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën
24 Nëntor, 13:32
-
Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve
24 Nëntor, 13:29
-
Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin
24 Nëntor, 13:16