Eurodeputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, kanë miratuar progres-rezolutën për Shqipërinë, ku ende nuk vërehet drita jeshile e hapjes së negociatave për anëtarësim.
Sipas njoftimit zyrtar të PE-së, “Shqipëria ka bërë përparime në reformat kyçe politike dhe administrative të nevojshme, por ende nuk ka arritur një fazë në të cilën mund të fillojnë negociatat e pranimit në BE”.
Rezoluta për Shqipërinë, hartuar nga Knut Fleckenstein, thotë se në qoftë se Shqipëria dëshiron të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, së pari duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për reforma në fushat kryesore prioritare, siç janë: sundimi i ligjit, reforma gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma e administratës publike dhe të drejtat themelore të njeriut.
“Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian mbetet i shqetësuar për zgjerimin e korrupsionit në arsim, shëndetësi, drejtësi dhe disa fusha të tjera. Shqetësim përbën edhe përhapja e vetëcensurës mes gazetarëve, të cilët ka raste që edhe pengohen fizikisht për ndjekjen e ngjarjeve specifike, sulmohen ose kërcënohen për shkak të punës së tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të Parlamentit Evropian.
Në përfundim të njoftimit, “Rezoluta mirëpret angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit. Ajo lavdëron lavdëron vendin për marrjen e masave për të parandaluar rrjedhjen e luftëtarëve të huaj për t'u bashkuar me ISIS në Irak dhe Siri dhe rekomandon që Shqipëria të ndajnë më shumë informacion me vendet anëtare të BE-së në këtë drejtim”.
Rezoluta për Shqipërinë është aprovuar 47 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenime.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com