Miratohet vendimi për hapjen e
varrezës private në Paskuqan

Miratohet vendimi për hapjen e<br />varrezës private në Paskuqan
TIRANE - Qeveria në mbledhjen e saj të radhës ka miratuar sot një serë vendimesh mes tyre edhe ngritjen e varrezës private në Paskuqan.

Vendimi i marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, autorizon Ministrinë e Zhvillimit Urban për negocimin dhe lidhjen e aktmarrëveshjes me subjektin privat “VEBO Invest”, sh.p.k., për përcaktimin e rregullave të funksionimit dhe administrimit të kësaj varreze private.

Sipas vendimit, pasuria nr.1378, me sipërfaqe 881 375 m2, e ndodhur në zonën kadastrale nr.8284, në pronësi shtet, i kalon në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Zhvillimit Urban. Ministrisë së Zhvillimit Urban i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës që i kalon në përgjegjësi administrimi.

Ministria e Zhvillimit Urban të zbatojë dispozitat e ligjit nr.9220, datë 15.4.2004, “Për shërbimin publik të varrezave”, të ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, për lidhjen e aktmarrëveshjes.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit të paraqesë harmonizimin e projektit të ndërtimit të varrezës private me planet zhvillimore në fuqi ose në proces dhe të plotësojë, pas lidhjes së aktmarrëveshjes midis palëve, dokumentacionin për leje zhvillimore, në bazë të projektit të subjektit kërkues, të cilat do të miratohen në Këshillin Kombëtar të Territorit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

4 breza me pasion parukerinë! Fatmira Pinari rrëfehet në ‘Një nga ne’: Çdo lekë e nxjerr me krahët e mi

4 breza me pasion parukerinë! Fatmira Pinari rrëfehet në ‘Një nga ne’: Çdo lekë e nxjerr me krahët e mi