MIRDITE - Banorët e Qafë-Mollës në Mirditë kanë bllokuar punimet e ndërtimit të HEC-it që po kryhet nga një firmë turke në shenjë proteste për mosmarrjen e dëmshpërblimeve.
 
Mësohet se ata kanë hyrë në kantierin e ndërtimit ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur përplasjet.
 
Ata kërkojnë që toka e tyre të njihet dhe të marrin dëmshpërblimet pasi sipas tyre ata i kanë të gjitha dokumentat, ose në të kundërt do të vazhdojnë të bllokojnë punimet e firmës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)