Mirditë, çahet rezervuari, 1 mijë ha tokë pa vaditje

Më shumë se 1 mijë hektarë toke bujqësore në fshatrat e Mirditës, nuk do të kenë mundësi vaditje gjatë kësaj vere. Shkak për këtë situatë është bërë çarja e digës së rezervuarit në fshatin Malaj, i cili është i vetmi në këtë zonë që përdoret për vaditje.

Kjo problematikë është ngritur nga vetë Kreu i Bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj, sipas të cilit mungesa e ndërhyrjes prej dekadash në këtë vepër ujore ka sjellë këtë situatë. Ai ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të qeverisë që të pakten vitin e ardhshëm ky rezerveruar të vihet në funksion.

Ky rezervuar ka dalë tërësisht jashtë funksioni gjatë reshjeve të fundit të shiut, ndërsa ndërhyrja mund të kryhet vetëm gjatë periudhes së verës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot