Mirditë, dëmtimi i digës lë pa
vaditje qindra hektarë tokë

Dëmtimi i digës së rezervuarit në fshatin Tarazh i Eperm të Mirditës ka lënë pa vaditje qindra hektarë tokë bujqësore. Autoritet e kësaj zone janë detyruar që të hapin portat për shkarkimin e ujin, pasi rrezikonte përmbytjen e zonës. 

Banorët e zonës janë të shqetësuar pasi kjo situatë ka penalizuar bujqësinë, sektor ky që është burim jetese për shumë familje të këtij fshati. 

Sipas tyre një vit më parë është bërë një investim në këtë rezervuar, por mesa duket punimet nuk janë kryer siç duhet dhe kjo gjë ka risjell dëmtim të kësaj dige. 

Banorët e këtij fshati kërkojnë ndihmë për riparimin e sa më shpejtë të kësaj digë, pasi në këto kushte të mbjellat e tyre do të thahen dhe s’do të marrin prodhimin e duhur. 

Për riparimin e këtij rezervarit të Tarazhit janë investuar 5 milion lekë të reja në gushtin e kaluar, i cili sërish ka dalë jashtë funksioni.

Redaksia online
(A.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar