Mirditë, ndihma në familjen e varfër Ndoj

Familjes së varfër ne Dom Gjon te Mirdites e cila prej një viti jetonte në errësirë si pasojë e faturave të pashlyera, i është rikthyer energjia elektrike. Pas apelit te bere përmes kameras së Report Tv ka ardhur edhe ndihma nga donatorë privat. Duket se pritja per kete familje pas publikimit te rastit ne median ka zgjatur vetem sa per te rinisur java e punës.

​Ne familjen Ndoj mbërriten ndihma ushqimore si dhe shuma e parave qe nevojitej për shlyerjen e debisë ndaj operatorit te shpërndarjes së energjise elektrike. Kjo shumë parash është siguruar nga përfasuesja e shoqates në dobi të gruas Nertila Marku. E shoqëruar edhe nga deputetja e zones Albina Deda ata kanë udhëtuar diten e djeshme drejt domgjonit ne mirdite për te qene prane kesaj familjet te harruar nga shteti shqiptar.

Ne mbeshtetje të familjes Ndoj prej 5 anetaresh kane ardhur edhe individe, te cilët sapo janë njohur me rastin janë solidarizuar për ta ndihmuar që fëmijet e mitur te kenë mundësi të rriten me driten elektrike.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja