Mirditë, ujësjellësi penalizon fshatrat

Dhjetëra banorë të fshatit Prosek të Mirditës, nuk furnizohen me ujë të pijshëm edhe pse Ujësjellësi i ri i kësaj zone është inauguruar vetëm 1 muaj më parë.  Ndonëse janë shpenzuar miliona dollarë për ndërtimin e ujësjellësit të Bargjanes, uji nuk ka shkuar asnjëherë në çezmat e banorëve edhe pse shumë prej këtyre të fundit kanë lidhur edhe kontratat me ujësjellësin.

Banorët thonë se pusetat janë jashtë funksioni, ndërsa ju është kërkuar atyre që të investojnë privatisht në tubacione për t'i lidhur me shtëpitë.

Ujësjellësi i Mirditës është një investim i nisur nga Qeveria Berisha e cila realizoi dy fazat e para të këtij projekti që kap një vlerë prej 3 milion USD.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët