Në Rrëshen u organizua një tryezë për reformën territoriale ku u bënë propozime konkrete për Komisionin Parlamentar. Mes tyre, Ipeshkvi Gjergj Meta dhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, theksuan nevojën për korrigjimin e një padrejtësie të diktatures ndaj Mirditës. Ata kërkuan kthimin e kufijve etnikë, pasi modeli i sotëm administrativ ka sjellë shpopullim të zonës dhe rënie ekonomike.
“Pyetja që shtrohet është ekzistenciale: a do ta lëmë Mirditën të bjerë në gjendje të lirë apo do ta rivitalizojmë? Shifrat janë alarmante. Nga 61.320 banorë në vitin 1990, sot kanë mbetur vetëm rreth 13.600, pra një humbje prej 78% brenda një brezi. Duhet një zgjidhje e fortë dhe e menjëhershme”, tha Gjon Ndreaj, ekspert i auditimit publik.
Pjesëmarrësit theksuan se një ndër arsyet kryesore të shpopullimit eshte dështimi i reformës territoriale të vitit 2015.
“Edhe nëse e ndryshojmë hartën dhe i vendosim emra të rinj, nëse nuk japim kompetenca reale dhe fuqi për të administruar vetveten, gjithçka mbetet pa kuptim. Thelbi i reformës duhet të jetë transferimi i kompetencave tek pushteti vendor”, tha ish-ministri Sandër Lleshaj.
“Këto elemente jo vetëm që nuk u realizuan, por në shumë raste u larguan edhe më shumë. Kjo është një nga arsyet pse rinia vazhdon të largohet dhe zonat po boshatisen”, u shpreh Aleksandër Lala.
Një tjetër problem i ngritur është ndikimi i qeverisë qendrore në vendimmarrjen lokale.
Në fokus të diskutimit ishte edhe nevoja për rikthimin e kufijve historikë dhe etnografikë të Mirditës, të vitit 1949.
“Pushteti vendor duhet të ketë pavarësi dhe mundësi reale për të menaxhuar burimet natyrore dhe zhvillimin ekonomik. Mirdita është ndarë padrejtësisht në vitin 1949. Rikthimi i saj në kufijtë etnografikë nuk është çështje nostalgjie, por një domosdoshmëri për zhvillim dhe identitet”, tha kryebashkiaku Albert Mëlyshi.
Harta e re territoriale duhet t’i shërbejë zhvillimit të zonës, rritjes së të ardhurave, investimeve dhe përmirësimin e shërbimeve.
“Duhet një model që i shërben komunitetit dhe që ndërtohet mbi nevojat reale të njerëzve”, tha ipeshkvi Imzot Gjergj Meta.
Propozimet do t’i përcillen Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale.
Komente












Zvoglimi trojeve Mirditore nje veni 100% katolik asht dora e mshehte e shqipfolesve Turq te çdo qeverisje e me shkatrru kyt rreth qe trashegon fen 2000 vjeçare te pareve tyne.
PërgjigjuKTHIMI NE KUFIJET NATYRORE ESHTE NE TE DREJTEN E MORDITOREVE,TE DISKRIMINUAR NE PERIUDHEM E KOMUNIZMIT VETEM PER SHPERNDARJEN E TYRE NGA FRIKA SE TE BASHKUAR MUNDE TI KRIJONIN PROBLEME PUSHTETIT TE KOHES. SHPERNDARJA KA PATUR QELLIMIN DJALLEZOR TE ELEMINIKIT TE EMRIT M8RDITE. TE CILET EDHE PSE KRAHINA ME SIPERFAQEN ME TE MADHR TE SHQIPERISE NUK U PERFAQESUE ASNJE HERE NE ORGANET PERAQSUESE NE MENYRE DINJIIOZE.PER ATA QE NUK E DINE MIRDITA ETNIKE SHTRIHET NGA BURRELI DERI NE TERBUN TE PUKES.NGA MILOTI (DETI ADRIATIK) DERI TEK TUNELI I THIRRES KALIMASH NGA MNELA E SHKODRES E DERI NE LURE.KJO TE JETE JO SI KERKESE POR NJE ULTIMATUM PER PUSHTETIN QENDRORE.ME MIRDITEM ESHTE LUAJTUR SHUME ME TE GJITHA PUSHTETET QE KANE ARDHUR PAS PERANDORISE TURKE.
PërgjigjuMos vallë ktimi në kufijtë e hershëm të kësaj krahine e futë Mirditën në SHQIPËRI?Sandër si oficer i R/Lël je patur yndyr,si gbeneral je me urdhër dite dhe politik,si politikan je jashtë zonës së zbuljmit radiollokatin.Çfarë fiton Mirdita me kthimin në kufijtë e vjetër o Sandër,a mundesh të na thuash???Në fund të fundit kur bashkohen derri me dosën nuk delë viç por një derkhc.Jua fhemë këtë që mos i fryni ndasive krahinkrs,se bollë keq i është bërë Mirditës dhe Shqipërisë.
Përgjigju