Me repertorin më të mirë të përzgjedhur, për një nga festivalet traditë të vendit tonë dhe nën kostumet që përfaqësojnë zakonet e krahinës, Ansambli i Mirditës është bërë gati për të marrë pjesë në festivalin e Gjirokastrës.
Nën drejtimin e Drejtorit të Pallatit të Kulturës në Rrëshen, Gjergj Marku, kanë nisur provat prej muajsh dhe tashmë gjithçka është gati për tu përfaqësuar denjësisht në këtë festival.
Drejtuesi i këtij grupi Gjergj Marku vlerëson ndryshimet e këtij viti në festivalin e Gjirokastrës. Ai shpjegon se grupet do të performojnë muzikë moderne nëpërmjet veglave tradicionale të folkut, kreativitet që sipas tij ndihmon në një promocion të mirë të rajoneve nga vinë këto grupe.
“Kemi disa grupe instrumentale, pra grupin e të rriturve por edhe atë të rinjve. Do të ketë dhe një moment tjetër përshëndetës pikërisht me instrumenta popullor me çiftelitë, me kontrabas çifteli etj..jep atë lloj kreativiteti që kërkon sot edhe muzika moderne,” u shpreh Gjergj MARKU Drejtor i Pallatit të Kultures Rrëshen.
Janë me dhjetëra artistë nga Mirdita të cilët me performancën e tyre kanë tërhequr një vëmendje të madhe në të gjitha aktivitetet ku ata kanë marrë pjesë, duke përfaqësuar në këtë mënyrë denjësisht krahinën e tyre.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
49%
-
Jo
37.2%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 2012
Lajme të tjera
-
Vetë menaxhim a Asociacion, çdo të thotë për Kosovën?
20 Mars, 11:18
-
Borrell: Vendimi i Hagës për Putinin është një pikë kthese
20 Mars, 11:16
-
Kandidatët për kryebashkiakë, Balla: Qerim Ismailaj konfirmohet në Mallakatër! Subashi i Fierit, një prej më të mirëve në vend
20 Mars, 11:16
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet sërish senaca për ish-ministrin Tahiri! Mungoi gjyqtari
20 Mars, 11:14
-
Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit për dialogun Kosovë-Serbi
20 Mars, 11:13
-
‘Vendoret’, Balla: PS ka punë shumë të madhe se nxjerr kryebashkiak jo thjesht kandidat! Ja kur do i ketë selia rozë gati garuesit për zgjedhje
20 Mars, 11:10
-
Arrestimi i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, Partia Socialiste: Nuk marrim në mbrojtje askënd, përgjegjësia personale
20 Mars, 11:07
-
Lezhë/ Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras bllokojnë rrugën prej 5 ditësh: S’do i lejojmë të kalojnë, bashkia të gjejë zgjidhje
20 Mars, 10:57
-
Çerdhe prostitucioni në qendër masazhi pranë shkollës 'Petro Nini' në Tiranë, 4 të reja në pranga! Njëra prej tyre administratore
20 Mars, 10:51
-
Samiti në Moskë, mediat: Xi Jinping do të telefonojë Zelensky pasi të flasë me Putinin
20 Mars, 10:47
-
Mori çmimin e madh në Big Brother Vip Kosova, por surprizën më të madhe Stresi e mori nga Sali Berisha! Ja 'dhurata' e tij
20 Mars, 10:39
-
Aksidenti ku mbeti viktimë polici në Patos, arrestohet 27-vjeçari
20 Mars, 10:32