RRESHEN- Amortizmi i rrugës që lidh fshatin Malaj të Mirditës me qendrën urbane të Rrëshenit, ka izoluar thuajse plotësisht 700 banorë të kësaj zonë. E vetmja mundësi lëvizje për ta është me mjete të tonazhit të rëndë, pasi mjetet e vogla e kanë të pamundur për të depërtuar në këtë fshat, pasi rruga është e dëmtuar plotësisht.
 
Banorët thonë se në këtë rrugë nuk është ndërhyre prej vitesh, ndërsa situata është përkeqësuar edhe më tepër në 6 muajt e fundit, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.
 
Sipas tyre shkak për këtë situatë është bërë pezullimi i punëtorëve të mirëmbajtjes së rrugëve nga Këshilli i Qarkut për shkak të mungesës së fondeve.
 
Janë 13 km rrugë e cila është kthyer në makthin e banorëve të kësaj zone, të cilët për të shkuar në Rrëshen ju duhet që të lëvizin në këmbë. Kjo duket se nuk e ka shqetësuar Shtabin e Emergjencave në prefekturën e Lezhës që i kanë lënë këta banorë në mëshirë të faktit, kur tashmë jemi në stinën e dimrit dhe ky fshat rrezikon të izolohet plotësisht.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)