Mirditë/ Apeli, djali 20-vjeçar
i Kristinës kërkon punë

Mirditë/ Apeli, djali 20-vjeçar<br />i Kristinës kërkon punë
Arlindi është fëmija i parë i çiftit Gjonaj. Ai është 20 vjeç, dhe shpeshherë i duhet t’i bashkohet rutinës së përditshme të prindërve me punët e shumta në fshat. I lindur në fshatin Rrushkull të Mirditës, Arlindi tregon për Shqiptarja.com se një të riu fshati nuk i mundëson asgjë, për një të ri nuk ka jetë në fshat. Ndaj, i pyetur nëse do donte të vinte në Tiranë, djali i Kristinës përgjigjet po, duke shpresuar se përcjellja e fjalës së tij nga Shqiptarja.com në shtëpitë e qytetarëve shqiptarë do të dëgjohet dhe do t’i ndryshojë disi jetën.

Arlindi beson se me punë çdo gjë mund të ndryshojë. 20 vjet më parë prindërit i dhanë jetë Arlindit në një fshat të harrur të Shqipërisë. Sot secili që mundet mund t’i jap sërish jetë Arlindit, në këtë sistem rilindjeje ku u dashka rilindur për të gëzuar pak të mira.  
 
Intervista për Shqiptarja.com:
 
-Arlind sa vjeç je?
20 vjeç.
 
-Si e sheh një i ri jetën në fshat? Çfarë i mundëson jeta në fshat një 20 vjeçari?
Për mua është një gjë e kotë. Nuk ka jetë fare këtu për një të moshës sime.
 
-Çfarë bën gjatë ditës?
Punët e fshatit. Ndihmoj prindërit.
 
-Kur zgjohesh në mëngjes?
Në orën 7, 6 e 30 dal bëj ndonjë punë këtu te shtëpia. S’ka punë tjetër.

-Dhe pastaj koha rrjedh dhe është e njëjta gjë gjatë gjithë ditës...
Çdo ditë,çdo ditë.
 
-Çfarë do doje të ndryshonte?
E para është të ketë vende pune. Dhe pastaj si të ketë punë çdo gjë do ndryshonte.
 
-Në çfarë moshe ke filluar të punosh? Cila ka qenë puna jote e parë?
Moshën.. se mbaj mend, shumë i vogël. Punë fshati, duke mjelur lopët.
 
-Cila është dëshira jote? Çfarë duhet të bëjë shteti për të rinjtë në fshat?
Unë i kam humbur shpresat shumë tek dëshira ime, sepse kam pasur shumë dëshirë të bëhem ose ndihmës mekanik ose një gjë. Por skam mundur të vazhdoj shkollën profesionale, ose një kurs sado, një kurs i vogël me qenë. Ose kam dëshiruar të vazhdoja  Akademinë e Rendit.
 
-Ka kurs këtu në Rrëshen?
Jo, këtu nuk ka.
 
-E ke menduar ndonjëherë të jetosh në Tiranë?
E kam menduar boll, por nuk kam pasur mundësi të nisem. Me çfarë me u nis...
 
-Po nëqoftëse, unë do të të thoja se kam një shtëpi dhe një punë të mirë, do vije në Tiranë me mua?
Po normale ajo, për punën normal.. për atë që preferoj unë.
 
- Me vjen keq që s'mundem! Por mund ta shpie fjalën tuaj në shtëpitë e shqiptarëve qytetarë, e do ta bej këtë!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë