Mirditë, Basha: Zgjedhjet e 2017
mbikqyrje  nga ndërkombëtarët

Mirditë, Basha: Zgjedhjet e 2017<br />mbikqyrje  nga ndërkombëtarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të disa fshatrave në Mirditë.

Kreu i opozitës u ndal në takim me banorë të zonave  Fan, Kthellë dhe Rubik.

Ndërsa është njohur me shqetësimet e banorëve për varfërinë, Basha ka shpalosur programin  e PD për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptarëve ndërsa tha se shteti  që po ndërton  Edi Rama lidhet me emra të botës së krimit.

"Këta që bërtasin shtet-shtet-shtet, shtetin e paskan për Emilianon, shtetin e paskan për Koço Kokëdhimën, shtetin e paskan për bijtë e tyre që të marrin tenderat e shqiptarëve, të marrin tenderat e OSHË-së, të marrin hekurudhën shqiptarëve, të veshin syze 60-mijë euro, aq saç  është ndihma ekonomike në muaj për Mirditën. Ku qenka shteti? Shteti ku OSHË-ja vetëm në një vit ka abuzuar me fondet, me taksat, me tarifat që iu merr shqiptarëve 21 milionë dollarë. Shteti ku vitin e kaluar vetëm për karburant dhe për makinat e shtetit janë abuzuar 34 milionë dollarë. Imagjinoni se çfarë shifrash bëhet fjalë, sa për të ngrit pensionet e gjithë Shqipërisë" tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike pa nga afër dhe qendrën ditore të ngritur nga motrat në Fan ku u shërbehej fëmijëve të zonës si dhe vizitoi familjet e Lekë Shtinja, familje nga e cila regjimi komunist ka pushkatuar rreth 20 burra dhe në familjen Benardin Bliu një i përndjekur, i larguar padrejtësisht nga puna.

Në takimin me fermerët e zonës se Kthellës, Basha ka shpalosur platformën për bujqësinë, ndërsa në Rubik Basha u ndesh me shqetësimin e qytetarëve për ilaçet e skaduara.

BanorëI mori krejt paret e dritave Edi Rama një kabinë s’mund e bleu, një kabinë elektrike me dy bombina.

BanorëJemi duke ble farna të pakontrollume. Absolutisht mbjell misër të dalin boca.

Basha: 50 milionë euro në vit do të shkojnë vetëm për infrastrukturën bujqësore, për vaditje, për kanalizim, për kullim. 100 milionë euro  në vit, vitin e parë do të shkojnë drejtpërdrejtë për subvencionim e fermerëve.

Në Rubik zoti Basha u ndesh me shqetësimin e qytetarëve për ilaçet e skaduara dhe burgosjen për një kasolle të ndërtuar për bagëtinë.

BanoreMarr 90 mijë lekë ilaçe në muaj. Na japin ilaçet e shtrenjta, as s’pyet as për të sëmurin, as për të shëndoshin. Ilaçet kam frikë se mos ilaçet janë të skadume. Pijë gjithë ato ilaçe edhe tensioni nuk ik.

Banorë: Për një kasolle që më bëri djali të thiut, se largova thiun edhe lopën ma larg, ma futën në burg dy ditë e dy net.

Basha siguroi banorët e këtyre zonave se zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën mbikëqyrjen më të  rreptë ndërkombëtare që prej vitit 1991 sepse bota e ka kuptuar se çfarë oligarkësh janë këta dhe se shpresën e fundit e kanë për të vjedhë zgjedhjet.

"Zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën mbikëqyrjen më të  rreptë ndërkombëtare që prej vitit 1991 sepse bota e ka kuptuar se çfarë oligarkësh janë këta dhe se shpresën e fundit e kanë për të vjedhë zgjedhjet. Ndaj së bashku me partnerët tanë do të marrim të gjitha masat që të mos i prekin zgjedhjet' tha ai. 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet