Mirditë, e majta zgjedh anëtarin e
PD-së sekretar të Këshillit Bashkiak

Mirditë, e majta zgjedh anëtarin e<br />PD-së sekretar të Këshillit Bashkiak
Zgjedhja e drejtuesve në Këshillat Bashkiakë, mesa duket po nxjerr në pah mosdakortësinë mes koalicionit të majtë PS-LSI. Në Bashkinë e Mirditës është zgjedhur këtë të mërkurë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Gasper Topollaj i cili ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.
 
Ndonëse mazhoranca në këtë këshill janë të majtët me 16 anëtarë dhe të djathtët me 5 anëtarë, për zgjedhjen e Gasper Topollaj  votuan pro 12 prej tyre dhe 7 kundra, ndërsa dy anëtarë të LSI-së nuk morën pjesë në votim.
 
Në fakt Topollaj ishte i vetmi kandidat për postin e Sekretarit të Këshillit, i propozuar nga vetë e majtja. Megjithatë zgjedhja e Topollajt, nuk është cilësuar nga të majtët si shenjë përçarjeje mes tyre, por si një marrëveshje për të votuar një përfaqësues të djathtë.
 
Ndërkohë më herët një situatë e ngjashme është hasur në Shkodër, ku anëtarët anëtarët e koalicionit të majtë në këshillin bashkiak kanë votuar “pro” kandidatit te djathtë për postin e sekretarit të përgjithshëm. Përfaqësuesi i PD Suel Hadri u zgjodh sekretar i Këshillit me 39 vota pavarësisht se e djathta ka vetëm 28 këshilltarë.
 
Edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Prrenjas, pati debate të ashpra për një bashkim votash të LSI dhe PD kundër kandidatit të propozuar nga PS.
 
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës