MIRDITË- Rreth 1664 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Xhuxhë të Mirditës. Në pranga ka rënë Indrit Cara dhe Bashkim Hasani të cilët policia i akuzon si kultivues të kanabisit në “Bjeshkët e Xhuxhës”.

Ky është operacioni i 18 i policisë së Mirditës për goditjen e kultivimin e kanabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.