Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mirditë aty ku një person me probleme shëndetësore mendore ka ndërhyrë në rrjetin shpërndarës të ujit të pijshëm dhe ka ndërruar jetë.
 
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur në zonën e Repsit kur Fran Legisi ka ndërhyrë në rrjetin shpërndarës të ujit në zonën e ish-Gjeologjisë së Masterskorit.
 
Në vendin e ngjarjes është gjetur një çelës mekanik me të cilin ai dyshohet se ka ndërhyrë në rrjet për të çmontuar një saraçineskë të tubacionit të ujit në një pusetë.
 
Por, presioni i ujit ka bërë që një pjesë e saraçineskës të godasë në kokë të sëmurin mendor dhe ti shkaktojë vdekjen e menjëhershme.
 
Policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes.

Ja njoftimi për shtyp i policise
Me datë 17.08.2016, rreth orës 13:30, është njoftuar se tek vendi i quajtur Ish Gjeologjia e Mashterkorit në Reps- Mirditë, në pusetën e shkarkimit të ujësjellës - kanalizime në Mirditë , shtetasi Fran Legisi, 48 vjeç, banues në Reps - Mirditë ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi ishte person i sëmurë mendor prej disa kohësh .
Sot me një çelës hidraulik ka tentuar të çmontoj saraçineskën e tubacionit të ujit në një pusetë, ku për pasojë presioni i ujit ka shkëputur një pjesë të saraçineskës duke e goditur në pjesën e kokës dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.
Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim si ngjarje aksidentale
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)