Mirditë, PD prezanton programin
Biba: Republika e Re për qytetarët

Mirditë, PD prezanton programin<br />Biba: Republika e Re për qytetarët
Programi ekonomik i Partisë Demokratike është prezantuar para biznesit dhe intelektualeve në Mirditë.

Në një takim me mbështetësit demokratë ishin të pranishëm dhe kandidatët për deputetë Preç Zogaj, Martin Biba dhe Luigj Gjergji.

Kreu i Partisë Demokratike në Mirditë, Mark Ruçi u shpreh se "duhet të krijojmë ura komunikimi që të krijojmë një vizion të qartë për Mirditën".

Kandidati për deputet Martin Biba tha se "Republika e Re me kryeministër Lulzim Bashën do të jetë për qytetarët".

Kontribues ndër vite dhe themelues të PD-së në Mirditë janë bashkuar si asnjëherë tjetër në këtë fushatë elektorale, duke dhënë në këtë mënyre një mesazh të qartë për një fitore të thellë në zgjedhjet e 25-qershorit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024