MIRDITE - Dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, pas një konflikti për motive pronësie. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Domgjon, në komunën Fan të Mirditës.
Sipas policisë, Pashk Përndoca 40 vjeç, teksa ka parë 48-vjeçarin Pashk Bajraktari duke prerë disa pemë në një sipërfaqe toke të cilën e pretendon se është e tij ka shkuar dhe është konfliktuar me të.
Në debat e sipër ai ka marrë një levë dhe e ka goditur Pashk Bajraktarin në kokë dhe ka tentuar të largohej, por ndonëse i plagosur Bajraktari ka marrë motosharrën me të cilën po punonte dhe i është vërsulur fqinjit të tij, duke e prerë në pjesën e qafës.
Për pasojë 40 vjeçari Pashk Përndoca është plagosur rëndë, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku bëhet e ditur se është në gjendje të rëndë për jetën.
Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen, ku pas 5 orësh operacion uniformat blu arrestuan pranë banesës së tij autorin e ngjarjes i cili ishte dhe ai i plagosur nga konflikti.
Bajraktari është dërguar në spitalin e Rrëshenit, ku pasi ka marrë ndihmën e parë është arrestuar dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor.
Redaksia Online
(e.c/g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO