Administratori i njësisë administrative Kaçinar në Bashkinë e Mirditës, Petrit Bardhi, i cili ishte shpallur në kërkim që nga tetorit i vitit të kaluar pasi akuzohej për trafik droge, është vënë në pranga nga Policia e Lezhës.
Gjatë finalizimit të operacinit të koduar “Muzgu”, blutë prangosën 43-vjeçarin Petro (Petrit) Doda (Bardhi), 43 vjeç, banor i Kaçinarit në Mirditë. Petrit Bardhi së bashku me vëllain e tij Florian Bardhi u shpallën në kërkim nga policia një vit më parë, pasi gjatë një kontrolli në banesën e një të afërmi të tij u sekuestruan 424 kg kanabis, që rezultoi se i përkiste ish-kryekomunarit dhe vëllait të tij Florian Bardhi, edhe ky i shpallur në kërkim.
Nga hetimet rezultoi se lënda narkotike po përgatitej për amballazhim dhe trafikim në Greqi. Ai është emëruar administrator i njësisë administrative Kaçinar pas zgjedhjeve vendore, nga kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj, i Partisë Socialiste.
Petrit Bardhi nuk është një emër i panjohur për uniformat blu. Disa vite më parë ai është arrestuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Ndërsa në maj të vitit 2015 Petrit Bardhi u ndalua në Tiranë pasi iu gjet një pistoletë.
Por më vonë u vërtetua se ai kishte leje për mbajtjen e armës. Ndërsa në vitin 2013 kur mbante postin e kryetarit të komunës së Kaçinarit ai pati një përplasje me armë me policinë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com