Mirditë, s'vaditen tokat në Tarazh
del jashtë funksionit ujëmbledhësi

Mirditë, s'vaditen tokat në Tarazh<br />del jashtë funksionit ujëmbledhësi
Qindra hektar tokë bujqësore nuk do kenë ujë për tu vaditur në fshatin Tarazh i Epërm të Mirditës.

Shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i digës së rezervuarit të kësaj zone, duke detyruar autoritetet që të hapin portat për shkarkimin e ujit, pasi rrezikonte përmbytjen e zonës.

Banorët e zonës thonë se mungesa e ujit për vaditje ka penalizuar bujqësinë, sektor ky që është burim jetese për shumë familje të këtij fshati.

Sipas tyre një vit më parë është bërë një investim në rezervuarin në fjalë, por punimet nuk janë kryer siç duhet duke sjellë sërish dëmtimin e digës.

Banorët e këtij fshati apelojnë për ndërhyrje, pasi në këto kushte të mbjellat e tyre do të thahen, duke mos mund të marrin asnjë prodhim.

"Kemi mbi 200 hektar tokë pa vaditur. Ne kemi plasje të tubacioneve tek diga. Kërkojmë nga shteti investim gjë për të cilën mund të kontribuojmë edhe ne. Ne këtu kemi mbjellur kultura të ndryshme bujqësore dhe pritet që ato të thahen pasi nëse nuk vaditen bima thahet. Jemi 65 familje që presim nga ky rezervuar” tha një banor.

Ndërsa një tjetër shtoi se, “Ne këtë vit jemi në mëshirë të fatit pasi këtë rezervuar kemi ne. Në këtë fshat vetëm 4 ose 5 persona janë të punësuar, ndërsa pjesa tjetër merren vetëm me bujqësi” u shpreh ai.

Për riparimin e rezervuarit të Tarazhit u investuan 5 milion lekë të reja gushtin e vitit të kaluar, por pavarësisht kësaj ky ujëmbledhës ka dalë sërish jashtë funksioni.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit