Makina e një punonjësi policie të Mirditës i është vendour lëndë plasëse nga përsona ende të paidentifikuar. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit të së dielës në fshatin Bardhaj.

Mjeti tip "Benz" në pronësi të shtetasit Aleksander.D ishte i parkuar pranë banesës së tij në momentin e shpërthimit. Lënda plasese e cila dyshohet të jetë e llojit tritol ishte vendour në gomën e përparme të mjetit, ndërsa nga shpërthimi bëhet e ditur se janë shkaktuar vetem dëme materiale.

Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa si provë materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dy copa fitili që mendohet të jenë përdorur nga autorët për të ndezur lëndën plasese.

Dyshimet e para të policisë janë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyres që ka pronari i mjetit, i cili prej vitesh është efektiv i policisë së rendit në Komisariatin e Mirditës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com