Mirditë/Kultivonte bimë narkotike në pyll, arrestohet 31-vjeçari, në hetim kryeplaku i fshatit! Sekuestrohet 4 kg kanabis (EMRI)

Mirditë- Një 31-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se në hapësirën e pyllit në afërsi të fshatit të tij, në një parcelë kishte kultivuar dhjetëra bimë të dyshuara kanabis sativa.

I riu u kap në flagrancë në parcelë duke u kujdesur për bimët narkotike në orët e mbrëmjes, thuhet në njoftimin e policisë.

Vladimir Nikolli, banues në fshatin Kujt është i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kilogramësh lëndë narkotike kanabis sativa, një armë gjahu, simbole pamore dhe jelek antiplumb si ato të policisë.

Në vijim të operacionit, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit F. Gj., 48 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Fan dhe Sh. M., 57 vjeç, me detyrë specialist i pyjores. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale në zonën që mbulojnë.

Operacioni u kodua  “Fani”.

Materialet i kaluab Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri